Thirrje për grante të Rrjetëzimit, Advokacisë dhe Ndikimit në Politikbërje
Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe partnerët e projektit Green-AL “Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e Mjedisit në Shqipëri” hapin zyrtarisht thirrjen e dytë për grante. Kjo thirrje synon fuqizimin e OSHC-ve mjedisore për të adresuar problematikat që lidhen me mjedisin natyror dhe urban në nivel lokal, përmes rrjetëzimit, advokimit dhe ndikimit në proceset politik-bërëse në nivel rajonal dhe kombëtar.
Prioritetet kryesore të thirrjes janë:
- Mbështetja e OSHC-ve për të ndërtuar e fuqizuar rrjetëzimin ndërmjet tyre dhe me grupe të tjera interesi për të ngritur e adresuar çështje mjedisore;
- Rritja e fuqisë advokuese dhe monitoruese të OSHC-ve mjedisore për të promovuar mbrojtjen e mjedisit dhe për të rritur të drejtën për informacion mbi procesin e vendimmarrjes që ndikon në mjedis.
Informacionet rreth kësaj thirrje, hapat, procedurat, dokumentacionin e kërkuar, rregullat dhe afatet e të gjithë procesit, i gjeni më poshtë:
Udhezuesi per Grantet e Rrjetezimit Advokacisë dhe Ndikimit në Politikbërje
Aneks-1_Forma-e-aplikimit-për-Grantet-e-Rrjetëzimit Advokacisë dhe Ndikimit në Politikbërje
Aneksi-2_Forma-e-Buxhetit-për-Grantet-e-Rrjetëzimit Advokacisë dhe Ndikimit në Politikbërje
Aneksi-3_Forma-e-Kornizës-Logjike-për-Grantet-e-Rrjetëzimit Advokacisë dhe Ndikimit në Politikbërje
Dokument Mbeshtetes 1_Raporti Vleresimit te Nevojave
Green_Al Dokument Mbeshtetes 2 _ Plani Inkubimit
Prezantim Komponenti Financiar dhe Administrativ Green-AL-16 Dhjetor 2021
Prezantim Komponenti Teknik Green-AL-16 Dhjetor 2021
FAQ-Sesioni Informues 16 Dhjetor 2021
Të gjitha aplikimet duhet të dorëzohen në versionin elektronik (firmosur, vulosur) në adresën: co-plan@co-plan.org jo më vonë se 31 Janar 2022, ora 16.00.
Për çdo pyetje mund të na drejtoheni me shkrim në adresën co-plan@co-plan.org deri më 14 Janar 2022.
Projekti Green-AL “Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e Mjedisit në Shqipëri” financohet nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me organizatat CISP Sviluppo dei Popoli, VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.