‘Bëj të dëgjohet zëri yt’!

  • Friday June 22nd, 2012
  • Past
  • 0
  • 2908

 

Në formën e 12 pikave, Z. Arvizu u erdhi në ndihmë qytetarëve me ide praktike se si ata mund të përfshihen e të dëgjohen në çështje të arsimit, mjedisit, qeverisjes, dhe shëndetesisë. Aktiviteti u zhvendos në mjediset e jashtme të Galerisë së Arteve, ku u vijua me një Panair të Organizatave të Shoqërisë Civile, Bashkisë së Tiranës, Kryqit të Kuq, e një numri të madh të organizatave mbeshtetëse të kësaj nisme.

Co-PLAN solli në panair një numër publikimesh me fokus qytetarin përkatësisht në fushën e planifikimit të territorit, efiçiencës së energjisë, mjedisit, dhe financave publike. Gjithashtu, u realizua një shfaqje teatrale për fëmijë me temë ‘qytet-bërjen’ dhe performancën teatrale ‘POLIS(TICIAN)S, të realizuar dhe vënë në skenë nga Studentët e Universitetit POLIS.

Qytetarëve, Kryebashkiakut Basha, si dhe Ambasadorit Arvizu, ju ofrua rasti të shprehin në formën e sugjerimeve dhe ‘nevojave për përmirësim’ mendimet e tyre, mbi një ‘Tiranë në miniaturë’ të improvizuar në mjediset e panairit.

Share this Post

Leave a Comment