Tryezë bisedimesh mbi taksën për pasuritë e paluajtshme në Shqipëri

  • Thursday October 14th, 2010
  • Past
  • 0
  • 2239

Tryezë për prezantimin e studimit: “Taksa e Pasurisë së Paluajtshme – Instrument inovativ për rritjen e të ardhurave vendore”, 21 Tetor 2010 në Hotel “Mondial”, nga ora 11:00 në 13:00.

Në 21 Tetor, Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në kuadër të Programit për Qeverisjen Vendore në Shqipëri financuar nga USAID dhe “Ndikimi në Politikëbërje” financuar nga Instituti për Shoqërinë e Hapur – OSI, Budapest prezantuan gjetjet dhe rekomandimet e studimit kërkimor “Taksa e Pasurisë së Paluajtshme – Instrument Inovativ për rritjen e të ardhurave vendore” në një tryezë bisedimesh me përfaqësues të njësive të qeverisjes vendore, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Brendshme, Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive, dhe aktorëve të tjerë të interesuar.

 

Taksa mbi pasurinë e paluajtshme, dhe veçanërisht taksa mbi ndërtesën, e cila administrohet prej njësive të qeverisjes vendore, është aktualisht një burim i pashfrytëzuar të ardhurash. Ndonëse Parlamenti, që nga viti 2003, rriti përqindjen e taksës së pasurisë e cila i kalonte pushtetit vendor në 100%, efiçienca në mbledhjen e taksës mbi pasurinë e paluajtshme është e ulët: kjo taksë kontribonte vetëm 5% në të ardhurat e veta të pushtetit vendor në 2007, ekuivalente me 3 dollarë amerikanë për person, ose rreth 0.1% e PBB-së. Kjo performancë e ulët vinte nga fakti se ekzistonte ende shumë dobësi administrative për menaxhimin e kësaj takse në nivel menaxhimi vendor, gjë e zakonshme në ekonomitë në tranzicion. Efiçenca në grumbullimin e taksës ishte e ulët. Kjo ishte evidente në të ardhurat e mbledhura: jo më tepër se 50% e asaj që pritej.

Studimi eksploronte alternativa inovative të cilat mund të përdoreshin nga Njesitë e Qeverisjes Vendore (NJQV-të), si instrumenta për përmirësimin e financave të tyre për të përballuar nevojat në rritje për investimeve ne infrastrukturë

Studimi përshkruante gjithashtu rolin potencial të taksës mbi pasurinë e paluajtshme si një mjet i rëndësishëm rregullues në procesin e administrimit të tokës dhe ndërtesës. Për të arritur këto objektiva, studimi rekomandonte ndryshime në legjislacionin ekzistues për tatimin mbi pasurinë e paluajtshme, dhe një koordinim më të mirë të politikave fiskale me politikat e zhvillimit të tokës dhe planifikimit urban.

 

Axhenda:

11:00 – 11:10              Fjala e mirëseardhjes Stephen Herbaly, USAID/Albania

11:10 – 11:25              Fjala e Zv. Ministri te Financave, Z. Alfred Rushaj

11:25 – 11:50              Prezantim i studimit nga Co-PLAN : Dritan Shutina dhe Anila Gjika – Nevoja dhe procedura e ndjekur per studimin – Gjetje dhe rekomandimet

11:50 – 12:30              Pyetje rreth Studimit dhe diskutime mbi problemet e Takses mbi Pasurine e Paluajtshme ne Shqiperi

12:30 – 13:00               Bufe

Share this Post

Leave a Comment