Tryeza Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve Urbane

  • Monday December 14th, 2009
  • Past
  • 0
  • 2529

Në datën 15 dhjetor 2009, ora 09.00 – 13.00 tek Hotel Sheraton, u zhvillua Tryeza Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve Urbane me pjesëmarrjen e Ministrit të Mjedisit zotit Fatmir Mediu. Kjo tryezë u organizua në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Ministrinë e Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, Grontmij Carl Bro si dhe Programin e Qeverisjes Lokale LGPA/USAID

Në takimin e fundit me grupin e punës për sektorin e mjedisit (Donor Coordination Committee) u prezantuan hapat që do të ndjekë proçesi i hartimit të Planit Kombëtar të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta. Një ndër konkluzionet e tryezës ishte edhe domosdoshmëria për një komunikim me efektiv si në nivelin horizontal ndërmjet institucioneve përgjegjëse për hartimin e politikave në nivel qëndror edhe në nivelin vertikal duke u fokusuar tek komunikimi me efektiv ndërmjet institucioneve në nivel qëndror me pushtetin lokal.

Tryeza Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve Urbane pati si synim të adresojë pikërisht këtë çështje duke krijuar mundësinë e nje dialogu midis pushtetit qëndror (institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e mbetjeve urbane) dhe atij lokal. Gjithashtu kjo tryezë synoi të prezantojë Planin Kombëtar të Menaxhimit të Mbetjeve Urbane tek përfaqësuesit dhe ekspertët e pushtetit lokal për të evidentuar rolin dhe përgjegjësitë e njësive të qeverisjes vendore për zbatimin e tij.

Në këtë tryezë morën pjesë: Ministri i Mjedisit Z. Fatmir Mediu, Zv. Ministri i Mjedisit Z. Taulant Bino, Drejtori i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit Z. Rikard Luka, Kryetari i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë Z. Fatos Hodaj, Kryetarët e Bashkive dhe Komunave kryesore të vendit, Donatorë të projekteve të ndryshme për menaxhimin e mbetjeve urbane (SIDA, OSCE, USAID etj..), Përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe Përfaqësues të Biznesit të Riciklimit.

Gjatë takimit u  zhvilluan katër prezantime të cilat parashtronin problemin e mbetjeve dhe menaxhimin me efikasitet të tyre

Bashkëngjitur do të gjeni prezantimet e një koncept të shkurtër mbi tryezën dhe programin përkatës.

Ftesa_Axhenda

Strategjia dhe Plani Kombëtar i Mbetjeve për Shqipërinë

Nevoja për të Kaluar nga Grumbullimi i Mbetjeve në Menaxhimin e Integruar

Menaxhimi në Nivel Rajonal i Mbeturinave Urbane të Qarkut Shkodër-Lezhë

Administrimi i Mbetjeve të Qarkut Korçë

 

 

Share this Post

Leave a Comment