Mbrojtja e Mjedisit dhe Promovimi i Zhvillimit të Qëndrueshëm
05 Dhjetor 2008
Në kuadër të programit “Ndikimi i Politikëbërjes”,Co-PLAN, mbështetur nga Instituti për Shoqëri të Hapur (OSI), në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Platformën IDR (Instituti për Reforma dhe Demokraci), kjo e fundit mbështetur nga Fondacioni Hanns Seidel, organizoi seminarin kombëtar me temë “Mbrojtja e Mjedisit dhe Promovimi i Zhvillimit të Qëndrueshëm”. Takimi në nivel ekspertësh u ndoq nga përfaqësues të MMPAU, profesionistë të ndryshëm që punojnë mbi çështje të planifikimit mjedisor vendor dhe rajonal, institucione kërkimore dhe shkencore si dhe përfaqësues të qeverisjes vendore, organizatave mjedisore dhe komunitetit të biznesit, medias dhe shoqërisë civile.Kjo konferencë shtroi debatin mbi arritjet dhe mundësitë, si të vendit ashtu edhe të qeverisë, lidhur me mjedisin.