Circular City Labs – Tirana Open Call

CCL-Tirana ka hapur thirrjen për ide për zgjidhje të ripërdorimit ekonomikisht të qëndrueshëm, që synojnë reduktimin e emetimeve të gazeve serrë nëpërmjet parandalimit të mbetjeve në qytetin e Tiranës. Ky projekt njeh rolin kyç që gratë luajnë për konsum të qëndrueshëm, ndaj adreson bizneset dhe partnerët kryesisht të udhëhequr nga femrat.

A jeni një biznes në sektorët e HoReCa, shitje me pakicë dhe ushqimore, E-commerce dhe IT, logjistikë, menaxhim eventesh, që është i interesuar të integrojë paketimin e ripërdorshëm në modelet e biznesit dhe të operojë në Tiranë? Apo jeni një start-up, sipërmarrës, studiues ose OSHC me një ide inovative për zgjidhjet e sistemit të paketimit të ripërdorshëm? Nëse po, kjo është një mundësi e shkëlqyer për ju!

Këto janë datat e rëndësishme për të mbajtur në mend:

  1. Afati i fundit për të aplikuar për të marrë pjesë në CCL Tirana Hackathon është 5 Qershor.
  2. CCL-Tirana Hackathon do të mbahet në mesin e Qershorit.
  3. CCL-Tirana Accelerator do të zhvillohet nga Qershori deri në Nëntor të vitit 2024.
  4. CCL-Tirana Piloting of Solutions do të ndodhë nga 24 Dhjetori deri në Maj të vitit 2025.

Mos e humbisni mundësinë për të nisur një udhëtim inovativ në qarkullimin, shkëmbimin dhe rrjetëzimin e qëndrueshëm të produkteve, për të marrë fondet e trajnimit dhe përfitimet e vëna në dispozicion nga një përpjekje e përbashkët e Bashkimit Evropian dhe Gjermanisë nëpërmjet (1) Projektit Circular City Labs (2) BE për Ekonominë Rrethore dhe Ekonominë Rrethore për Zhvillimin e Qëndrueshëm Urban dhe (3) Programet EU4Inovation në partneritet me Bashkinë e Tiranës.

Për më shumë informacion ndiq linkun: https://ccl-tirana.al/home

Share this Post