Enviroment Forum
{jsrp}url=https://www.envforum.eu/doku.php;refresh=0{/jsrp}
{jsrp}url=https://www.envforum.eu/doku.php;refresh=0{/jsrp}
{jsrp}url=https://www.logincee.org;refresh=0{/jsrp}
{jsrp}url=https://www.universitetipolis.edu.al;refresh=0{/jsrp}
Kultura të reja të Planifikimit Hapësinor
Pas kontrollit të madh të pushtetit qëndror mbi planifikimin hapësinor, shumë qytete ish komuniste të Ballkanit perëndimor janë trasformuar nga një zhvillim i vrullshëm i pakontrolluar urban.
Si të krijojmë kultura të reja të planifikimit hapsinor në një rajon ku jo vetëm banorët por edhe arkitektët dhe planifikuesit urban ndihen të papërfshirë në zhvillimin e hapsirës? Në bashkëpunim me Universitetin POLIS dhe Co-PLAN, NAI (Instituti Hollandez i Arkitekturës) organizon …
Ky manual, ‘Të kuptosh vlerën e aseteve: Administrimi i Bashkëpronësisë’ u përgatit nga Co-PLAN, Instituti …
Në kuadër të hartimit të politikave të strehimit, me iniciativë të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit (MPPT) u miratua ligjit Nr. 10 112, datë 9.4.2009 “Për Administrimin e Bashkëpronësisë në Ndërtesat e Banimit”. Nërkohë IFC (International Finance Corporation) në bashkëpunim me MPPT punoi dhe propozoi aktet e tjera nënligjore për të bërë të mundur zbatimin e ligjit të bashkëpronësisë, i cili kishte për qëllim rregullimin e marrëdhënieve juridike në fushën e administrimit të bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit.
Në datën 06 Nëntor 2010, në orën 12.00 Universiteti POLIS dhe Co-PLAN me mbështetjen e SCP Swiss Cultural Program, Zvicër organizuan promovimin e Periodikut Shkencor të Arkitekturës dhe Planifikimit Urban Forum A+ P, Nr.6, “Dizajni si Instrument Ndryshimi!” si dhe leksionin e hapur me temë “Qytetet ikonë të së ardhmes” nga Ark. James Costara, lektor pranë GSD Harward Boston SHBA.
Tryezë për prezantimin e studimit: “Taksa e Pasurisë së Paluajtshme – Instrument inovativ për rritjen e të ardhurave vendore”, 21 Tetor 2010 në Hotel “Mondial”, nga ora 11:00 në 13:00.
Në 21 Tetor, Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në kuadër të Programit për Qeverisjen Vendore në Shqipëri financuar nga USAID dhe “Ndikimi në Politikëbërje” financuar nga Instituti për Shoqërinë e Hapur – OSI, Budapest prezantuan gjetjet dhe rekomandimet e studimit kërkimor “Taksa e Pasurisë së Paluajtshme – Instrument Inovativ për rritjen e të ardhurave vendore” në një tryezë bisedimesh me përfaqësues të njësive të qeverisjes vendore, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Brendshme, Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive, dhe aktorëve të tjerë të interesuar.
Në kuadër të projektit: “PËRMIRËSIMI I PERFORMANCËS MJEDISORE NË QEVERISJEN VENDORE”, Bashkia Fier dhe Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit organizuan në datë 23 Shtator 2010, ora 10.00 – 12.00, në Fier aktivitetin promovues: Pilotimi i Sistemit te Ri të Grumbullimit të Mbetjeve me 3 Kosha.
Tiranë, Shtator 2010 – Bazuar në ligjin “Për Planifikimin e Territorit”, nr. 10119, datë 23/04/2009, Agjencia Kombëtare për Planifikimin e Territorit (AKPT) u angazhua në hartimin e Rregullores Uniforme të Planifikimit, Rregullores Model të Planifikimit dhe Rregullores Uniforme të Kontrollit të Zhvillimit. Në këtë proçes, i cili u realizua gjatë periudhës Korrik – Dhjetor 2010, AKPT u mbështetet teknikisht nga USAID, përmes Programit për Qeverisjen Vendore në Shqipëri. Në kuadër te hartimit të rregulloreve, bazuar ne ligjin 10119, AKPT u angazhua në një proçes konsultimi në nivel qendror dhe vendor.