Asistencë për Tre Njësi Qeverisëse Vendore për Mobilizim Fondesh për Përmirësimin e Kushteve të Banimit për Komunitetin Rom dhe Egjiptian
Periudha e Zbatimit: 2014
Donatori: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (SOROS)
Fondi: 19,700 USD
Zbatuar në: Qytetet e Fierit, Beratit, Elbasanit
Zbatuar nga: Co-PLAN
Ky projekt synoi të mbështesë tre njësi të qeverisjes vendore në procesin e përgatitjes së propozimeve për përmirësimin e situatës së strehimit në këto tri njësi, në kuadër të thirrjeve për propozime nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit në pajtim të plotë me termat e referencës. Projekti kishte për qëllim të arrijë këto objektiva:
- Mbështetja e 3 njësive të qeverisjes vendore (bashki) në procesin e sigurimit të fondeve nga skema e financimit qendror deri në 2015, për të përmirësuar kushtet e banimit të komuniteteve rome dhe egjiptiane.
- Rritja e kapaciteteve të strukturave përkatëse brenda këtyre tri njësive në përgatitjen e projekt propozimeve cilësore.
- Ndërtimi i një praktike të suksesshme pilote e cila do të mund ti shërbejë njësive të tjera në ngritjen e fondeve për qëllime të ngjashme.
- Inkurajimi i përfshirjes së komuniteteve rome dhe egjiptiane në proceset vendim-marrëse gjatë zhvillimit të projekt propozimeve, dhe potencialisht në zbatimin e tyre.