Analizë mbi angazhimin e punëtorëve sezonalë në bujqësi dhe turizëm në Shqipëri
Tregu i punës në Shqipëri rregullohet me ligj nga ‘Kodi i Punës’, i cili nuk e njeh punën sezonale si formë specifike të angazhimit në marrëdhënie pune, por e sheh atë si punë me kohë të pjesshme.
Duke marrë parasysh nevojën e ngutshme për të shqyrtuar dhe analizuar sistemin e punësimit në Shqipëri në lidhje me nivelin relativisht të lartë të punësimit sezonal, gjatë periudhës mars-tetor 2020 u ndërmor një analizë e plotë me punë të përbashkët dhe të vazhdueshme të ekspertëve, këshilltarëve dhe përfaqësuesve të institucioneve përkatëse.
Gjatë analizës, grupi i punës analizoi dhe vlerësoi aspekte të ndryshme për sa i përket sistemit të punësimit dhe në mënyrë të veçantë punësimit sezonal/të përkohshëm në Shqipëri, përfshirë këtu dispozitat nga kuadri ligjor, numrin e punëtorëve sezonalë, regjistrimin dhe sistemin e tatimeve si dhe një vlerësim të përgjithshëm të reformave të mundshme. Analiza tregon se si në sektorin e bujqësisë ashtu edhe në atë të turizmit në Shqipëri ekziston një numër relativisht i lartë i punëtorëve të punësuar sezonalë/ të përkohshëm, gjë që thekson nevojën e madhe për të trajtuar të drejtat dhe detyrimet e tyre si një formë e veçantë punësimi.
Për më shumë informacion lexoni dokumentin e plotë këtu.