Trajnim: Hartimi i PBA-së në NJQV
– Të stimulojë praktika të suksesshme në manaxhimin e të ardhurave vendore
– Të mundësojë që stafi vendor të jetë në gjendje të zbatojë legjislacionin aktual për aspekte të lidhura me manaxhimin financiar vendor
– Të mundësojë që stafi vendor të jetë në gjendje të aplikojë procesin e buxhetit me fokus atë afatmesëm dhe të adresoje politika specifike në nivel vendor nëpërmjet programeve dhe objektivave të programeve të buxhetit
– Të aftësojë stafin vendor për të udhëhequr procesin e hartimit të programit buxhetor afatmesëm të lidhur me prioritetet e Planit Strategjik të Zhvillimit
– Të aftësojë stafin vendor për të aplikuar praktika inovative në maksimalizimin e potencialit të të ardhurave
– Të aftësojë stafin vendor për të inkurajuar dhe zbatuar instrumente efektivë në realizimin e qëllimeve dhe objektivave të programeve buxhetore
– Të aftësojë stafin vendor në aplikimin e instrumenteve të menaxhimit të performancës vendore bazuar në indikatorët e performancës ne nivel programi
– Të aftësojë stafet vendore në lidhjen e planit strategjik me instrumentet financiare
Për të gjithë të interesuarit të cilët duan të marin pjesë në trajnimet e rradhës, lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në adresat e emailit:
anila_gjika@co-plan.org dhe co-plan@co-plan.org
Më poshtë do të gjeni Agjendën e tri trajnimeve , të cilat do të organizohen në mjediset e Universitetit POLIS, Tiranë, në datat:
22 Maj 2012 – Moduli I / 13 Qershor 2012 – Moduli II / 11 Korrik 2012 – Moduli III
Agjenda e Trajnimeve – Hartimi i Programit Buxhetor Afatmesëm në NJQV