Takimi informues për Thirrjen e II-të të Projekt Propozimeve, në kuadër të projektit “Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri – ideAL”.
Ekipi i Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit ka përfunduar ciklin e takimeve informuese për Thirrjen e II-të të Projekt Propozimeve, në kuadër të projektit “Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri- ideAL”.
Gjatë tre takimeve individët dhe përfaqësuesit e organizatave u njohën me informacione dhe shpjegime ndihmuese lidhur me hapat që duhen ndjekur gjatë hartimit të projekt propozimeve me qëllim ndikimin e politikave lokale apo qendrore.
Pyetjet dhe përgjigjet e zhvilluara gjatë takimeve informuese mund t’i gjeni më poshtë:
Pyetjet dhe përgjigjet nga takimi i parë informues zhvilluar më datë 26 Prill
Pyetjet dhe përgjigjet nga takimi i dytë informues zhvilluar më datë 05 Maj
Pyetjet dhe përgjigjet nga takimi i dytë informues zhvilluar më datë 19 Maj
Gjithashtu, më poshtë do të gjeni të gjitha materialet e prezantuara në tre takimet. Këto dokumente përfshijnë materiale mbështetëse rreth fokusit të thirrjes (fushat prioritare, objektivi, qasja); Aspekte me rëndësi (cikli i politikave, cikli i advokimit, ndryshimi i pritshëm); Lejueshmëria e të tjera (aplikantët, aktivitetet dhe kostot e lejuara).
IdeAL_Takim Prezantues 26.04.2021
Projekti “Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri-ideAL” zbatohet nga Co-Plan, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Qendra e Politikave Evropiane (EPC, Belgjikë) me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.