Diploma në Planifikim Hapsinor
Tiranë, Nëtor 2011 – Janë akorduar diplomat e para të kurseve pasuniversitare në planifikimin hapsinor, si pjesë e programit Master Profesional, organizuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në bashkëpunim me IHS/Erasmus University, Holandë dhe Universitetin POLIS. Më 19 Nëntor, 2011, 36 diplomantët e vitit të parë të këtij programi janë nderuar në një ceremoni përmbyllëse organizuar në= mjediset e Universitetit POLIS. Diplomantët u përshëndetën nga Ambasadori i Holandës, Z. Henk van den Dool, dhe Z. Jan Franzen, Zv. Drejtor i Institutit Hollandez IHS, në shenjë të bashkëpunimit të ngushtë në kuadër të programit MATRA, IHS/Erasmus dhe Co-PLAN/U_POLIS.