Dy Publikime të Rëndësishme
Tiranë, Mars 2013 – Në kuadër të zbatimit sa më efektiv të Ligjit nr. 10119 ‘Për Planifikimin e Territorit’, Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT) e asistuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, me mbështetjen e Bankës Botërore, hartoi dhe publikoi dy manuale në mbështetje të autoriteteve vendore dhe të qytetarëve. Manuali Teknik është hartuar përmes konsultave të vazhdueshme me grupet e interesit, dhe pritet t’u vijë në ndihmë institucioneve qeverisëse në nivel qendror dhe vendor në zbatimin e ligjit të ri të planifikimit të territorit dhe instrumentet përkatëse, nëpërmjet ‘zbërthimit teknik’ dhe shembujve ‘të aplikimit’ .