Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit është një organizatë jofitimprurëse që kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm, në qeverisjen e mirë urbane dhe rajonale, duke trajtuar çështjet kyçe mjedisore, zhvillimin e shoqërisë civile, si dhe duke ndikuar politika dhe promovuar pjesëmarrjen e komunitetit që nga viti 1995. Në thelb të aktivitetit tonë është puna me njerëzit dhe institucionet, për të nxitur transformim të prekshëm social dhe ndryshime pozitive në terren, duke prodhuar njohuri promovuese për një menaxhim më të mirë të habitatit. Co-PLAN përmbush misionin e tij përmes aktiviteteve pilot dhe shërbimeve këshilluese, të cilat lancohen nga institucione kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe përfshirjes së drejtpërdrejtë me komunitetet, njësitë e qeverisjes vendore dhe organizata të tjera joqeveritare në fushën e manaxhimit urban dhe rajonal, manaxhimit të mjedisit dhe financave komunale. Edhe pse jemi të bazuar në Tiranë, Shqipëri, kemi zhvilluar një rrjet të gjerë projektesh në terren në nivel rajonal dhe kombëtar. Ju mund të njiheni me historikun e Co-PLAN në vite duke klikuar këtu.
Puna kërkimore dhe konsultative e Co-PLAN ndërtohet mbi katër fusha ekspertize: Zhvillimi Urban dhe Rajonal, Manaxhimi i Financave Publike, Manaxhimi i Mjedisit Urban dhe Punë Kërkimore, si një element i integruar në të gjitha fushat. Secila ekspertizë trajtohet nga ekipe të dedikuar. Co-PLAN ka një eksperiencë të gjatë dhe një portofol të gjerë kërkimor në çështjet që kanë të bëjnë me fushat tona tematike, veçanërisht në fushën e vlerësimeve mjedisore, menaxhimit territorial, përgatitjes së planeve strategjike dhe strategjive zhvillimore; Përgatitja e planeve rregulluese urbane; Ofrimi i shërbimeve të qeverisjes vendore; Integrimin e vendbanimeve informale, etj. Në vite Co-PLAN ka realizuar rreth 200 projekte në Shqipëri dhe rajon, kryesisht të financuara nga agjencitë financuese dhe institucionet si Komisioni Evropian, UNDP, USAID, Banka Botërore, Qeveria Holandeze, Agjencia e Zhvillimit, etj.