Qeverisja dhe Zhvillimi i Territorit 

Qeverisja dhe Zhvillimi i Territorit përbën një nga njësitë kyçe të Co-PLAN. Prej vitit 1995, Co-PLAN ka punuar me komunitetet dhe institucionet publike për të adresuar çështjet e zhvillimit urban. U themelua si një organizatë, që në fokus të saj kishte çështje të komunitetit dhe që vazhdimisht ka punuar për të krijuar qytete dhe lagje të jetueshme.Co-PLAN u zhvillua gradualisht si një organizatë profesionale e shoqërisë civile e që krijon ura bashkëpunimi midis grupeve të interesit, dhe në të njëjtën kohë gjeneron njohuri dhe ide të reja për t`iu përgjigjur presionit të zhvillimit urban e rajonal në Shqipëri. Megjithëse Co-PLAN ka zgjeruar fushën e tij të ekspertizës për të përfshirë të gjitha aspektet e qeverisjes territoriale dhe të zhvillimit të qëndrueshëm hapësinor, planifikimi dhe zhvillimi i territorit në nivel mbetet një nga temat historike bazë, rreth të cilës Co-PLAN ka ndërtuar profilin e vetë gjatë viteve. Në fakt, kjo temë është në gjenezë të organizatës. Ajo është zhvilluar në këto 15 vite duke përfshirë të gjitha nivelet hapësinore, që variojne nga lagjet në qytet, rajon, nivel ndër-rajonal dhe kombëtar, si dhe të gjithë aktorët: komunitete, qeveri vendore dhe qendrore, biznese, donatorë dhe shoqëri civile. Ekspertiza, shërbimet dhe produktet që Co-PLAN mund të ofrojë, apo për të cilat asiston dhe fuqizon grupet e interesit, përfshijnë:

Produkte

1. Hartimi i Planeve Strategjike / Strategji të Zhvillimit të Qytetit / Planet e Zhvillimit Vendor, si për qytetet që përjetojnë presionin e zhvillimit, ashtu dhe për vendbanime që ndodhen nën depresionin e energjive dhe burimeve;
2. Përgatitja e Instrumenteve të Përgjithshme dhe Sektoriale Vendore të Planifikimit të Territorit;
3. Krijimi dhe ngritja e Sistemeve të Informacionit mbi Territorin në nivel vendor, duke u përqëndruar në bazat e të dhënave për territorin, me qëllim planifikimin dhe menaxhimin e përgjithshëm të shërbimeve;
4. Hartimi dhe Zbatimi i Planeve të Veprimit për shërbime publike dhe planifikimin në nivel lagjeje;
5. Hartimi i Planeve të Detajuara Vendore, duke lehtësuar negociatat mes palëve dhe përgatitur instrumentet përkatëse financiare e të dizajnit urban;
6. Përgatitja e studimeve të fizibilitetit dhe hartimi i Partneritet Publik Privat (PPP), duke përfshirë mbështetje për procesin e zbatimit;
7. Analizë Institucionale për qeverisjen vendore, në mbështetje të vendimmarrjes, ristrukturimit institucional dhe rishikimit të rrjedhës së informacionit për qëllime të sistemit të informacionit në bashki;
8. Përgatitja e Agjendës së Zhvillimit të Lagjeve për lagjet urbane, vendbanimet informale, komunitetet në nevojë;
9. Hartimi i Programeve afatgjata të Strehimit për qeverisjen lokale;
10. Hartimi i Strategjive hapësinore dhe Programeve Operacionale për zhvillimin e rajoneve dhe zonave metropolitane;
11. Studime të thelluara të transportit publik;
12. Ngritja e Platformave të Manaxhimit të Njohurive;
13. Zhvillimi i instrumenteve dhe standardeve për administrimin e tokës me qëllim [kontrollin dhe] zhvillimin e territorit urban dhe rural, si dhe për të rritur mundësitë e financimit të infrastrukturave publike në nivelin vendor të qeverisjes;
14. Përgatitja e legjislacionit (ligje dhe akte nënligjore) dhe manualeve për zbatim në fushë e planifikimit dhe të qeverisjes së territorit.

Shërbimet

1. Planifikim Komuniteti në nivel Lagjeje;
2. Planifikim për integrimin e Vendbanimeve Informale;
3. Planifikim Qyteti;
4. Planifikim Rajonal;
5. Forcim Institucional dhe Zhvillim Organizativ për Pushtetin Lokal;
6. Planifikim Sektorial;
7. Trajnim dhe Mbështetje në Punë;
8. Lobim dhe Krijim Rrjetesh;
9. Planifikim Strategjik dhe Planifikim Veprimi;
10. Lehtësim dhe mbështetje në ngritjen e Organizatave Bazë të Komunitetit (OBK);
11. Mbështetje për komunitetet në përmirësimin e lagjeve;
12. Hartim dhe mbështetje në përgatitje legjislacioni;
13. Hartim instrumentesh financiare për zhvillimin e tokës dhe lehtësim i proceseve negociuese.

Qasja

1. Të qenurit vanguard, flexible dhe bashkëkohor në fushën e qeverisjes së territorit, duke krijuar modele autentike, ose huazuar praktikat më të mira ndërkombëtare e duke i përshtatur ato me kontekstin dhe kulturën vendase, për t’i kthyer në raste suksesi dhe modeli impaktues për territore të ndryshme në vend;
2. Zbatimi i qasjes shumë-dimensionale në procesin e qeverisjes territoriale, me qëllim realizimin e zhvillimit të qëndrueshëm mjedisor, social, institucional dhe ekonomik për brezat sot dhe në të ardhmen;
3. Realizimi i punës kërkimore shkencore e politike përkrah asaj zhvillimore, me qëllim konsolidimin e njohurive, vlerësimin e ndikimeve dhe përhapjen e njohurive;
4. Punë me komunitetet për t`i fuqizuar në procesin e zhvillimit të lagjeve dhe rritjen e nivelit të jetesës;
5. Realizimi i proceseve me pjesëmarrje të gjerë qytetare për ndërtimin e instrumenteve strategjike, rregullatore dhe të zhvillimit në planifikim qyteti dhe zone;
6. Bashkëpunim me qeverinë vendore e qendrore, formëzim partneritetesh dhe mbështetje për institucionet publike në proceset e përmirësimit të menaxhimit të shërbimeve e në hartimin instrumenteve strategjike për zhvillimin lokal dhe rajonal;
7. Përhapje e njohurive dhe shkëmbim informacioni për të mbështetur palët në procesin e vendimmarrjes dhe për të rritur kapacitetet.

Më poshtë mund të gjeni publikimet kyçe të njësisë së qeverisjes dhe zhvillimit të territorit:

1.  Planifikimi dhe zhvillimi i territorit në Shqipëri – Manual teknik
2.  Praktika të reja për zhvillimin dhe manaxhimin e tokës në Shqipëri
3. Planifikimi dhe zhvillimi i territorit në Shqipëri – Manuali teknik i planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit për vendimmarrësit, profesionistët dhe zhvilluesit
4. Planifikimi dhe zhvillimi i territorit në Shqipëri – Udhëzues për qytetarët
5. Planifikimi [gjithë]përfshirës – Manual për qytetarët dhe autoritetet

Share this Page