Punë Kërkimore e Aplikuar për Politika Publike
Ndikimi i Politikëbërjes
Periudha e zbatimit: Dhjetor 2011 – 2012
Donatori: Instituti i Shoqërisë së Hapur, Budapest
Fondi: 71,851 $
Zbatuar në: Shqipëri
Zbatuar nga: Co-PLAN
Viti 2012 shënoi vitin e dytë të zbatimit të programit “Ndikimi në Politkëbërje”, i cili është në fazën e dytë të zbatimit. Në thelb të qëllimit të programit është fuqizimi dhe konsolidimi i Co-PLAN si një “Institut Kërkimor Politikash” i suksesshëm dhe i respektuar në fushat e tij të ekspertizës, duke kontribuar në shoqërinë shqiptare nëpërmjet forcimit të politikëbërjes dhe të kontributit në arsimin e lartë në Shqipëri. Në këtë drejtim, objektivat e përgjithshëm të programit ishin:
– hartimi dhe organizimi në koleksione i produkteve politike;
– hartimi dhe zbatimi i strategjive efikase të advokimit në lidhje me produktet e politikave;
– përmirësimi i kuadrit institucional dhe organizativ i Co- PLAN në përshtatje me qasjen dhe misionin e Co – PLAN (asistencë teknike, zgjerimi potencial rajonal, në bashkëpunim me Universitetin POLIS, ndikimi në politikëbërje).
Gjatë vitit 2012 u realizuan një numër aktivitetesh me rëndësi në ndikimin në politikëbërje, realizimin e produkteve politike dhe përmirësimin e kuadrit institucional dhe organizativ të Co-PLAN, ku spikatën publikimi i vëllimit të dytë të ‘Politikëndjekës apo Politikëbërës!’, organizimi dhe pjesëmarrja në Javët e Arkitekturës në Tiranë, publikimi i një sërë manualesh në fushën e hapësirës publike, manaxhimit të mbetjeve urbane dhe advokimit për fillestarë në Shqipëri. Në mënyrë të ngjashme me fazën I,faza e II-të e punës për Ndikimin në Politikëbërje mbështetet nga ‘Think Tank Fund’ i OSI, Budapest, për një periudhë 3-vjeçare (2011-2013).