Prezantimi i Planit të Përgjithshëm Rregullues të qytetit të Fushë Krujës
Në datë 17 Shkurt 2010 në bibliotekën e qytetit të Fushë Krujës nisi procesi i prezantimit të Planit të Përgjithshëm Rregullues të Bashkisë Fushë Krujë. Ky eveniment, i cili synonte të informonte publikun e gjerë, qytetarët dhe aktorët kryesorë të zonës lidhur me objektivat dhe përcaktimet kryesore të Planit, u organizua nëpërmjet bashkëpunimit të Bashkisë Fushë Krujë, Programit të Qeverisjes Vendore në Shqipëri të USAID si dhe Co-PLAN.
Me pjesëmarrjen e kryetarit të Bashkisë së Fushë Krujës, Z. Ismet Mavriqi, Kryetarit të Qarkut të Durrësit Z. Seid Kërtusha, Prefektit të Durrësit Z. Genc Alizoti dhe shumë qytetarëve, u prezantuan për publikun idetë dhe propozimet e Planit Rregullues, jo vetëm për qytetin por për të gjithë territorin që mbulon kjo bashki.
Ekspozimi i këtij Plani qëndroi i hapur për afro një muaj për të mirëpritur komentet dhe sugjerimet e qytetarëve dhe gjithë të interesuarve.