“Tirana për Qytetarët: Një Platformë – Një Vizion”
“Tirana për qytetarët: Një Platformë – Një Vizion”. Dinamikat e 20 viteve të fundit kanë treguar se qeverisja vendore dhe manaxhimi i qytetit kanë nevojë për ide që tejkalojnë debatin politik dhe për politika/programe zhvillimi që janë vizionare, transformuese, moderne dhe gjithëpërfshirëse. Kjo veçanërisht e rëndësishme në kushtet e territoreve tejet të zgjeruara dhe të larmishëm në burime dhe sfida.
Për të kontribuar me propozime sa më konkrete dhe alternative zhvillimi në këtë fushatë parazgjedhore, si dhe për të vendosur në qendër të diskutimeve “qytetin për qytetarët” Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit propozon një platformë politikash/programesh për një qeverisje më të mirë territoriale të Bashkisë së re të Tiranës, më e madhja në vend.