Universiteti POLIS dhe Co-PLAN në Triennalen XXI të Milanos

 

Shqipëria ështe një vend kaq afër me Italinë, por njëkohësisht ende i panjohur si për pjesën më të madhe të Italianëve, dhe për publikun ndërkombëtar. Megjithë historinë e saj të trazuar, Shqipëria e ditëve të sotme, është përfshirë nga ndryshimet e shpejta, ndaj dhe ka disa arsye për të mësuar më shumë për shoqërinë shqiptare, për shpresat dhe ambiciet e tyre.

Për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria bëhet pjesë e Triennales, përmes një Institucioni Akademik, Universiteti POLIS, një platformë kërkimi dhe zhvillimi në Polis University, në Ballkanin Perëndimor dhe Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit. Së bashku, POLIS dhe Co-PLAN prezantojnë një reflektim mbi temën dizajni pas dizajnit, bazuar në historinë e tyrë dhe në kontekstin Shqiptar të dy dekadave të fundit.

Qasja ndërton mbi gjendjen socio-ekonomike dhe politike të vendit, një lloj radiografie të shoqërisë shqiptare, ku sfidat e dizajnit gjithmonë shoqërohen nga kritikat dhe problematikat e kontekstit. Pas një prezantimi mbi çfarë Shqipëria është sot, pavilioni shqiptar fokusohet në çmitizimin e sfidave të lidhura me konsolidimin e një demokracie dhe ekonomie tregu përmes punës së POLIS dhe Co-PLAN, të adresuara në katër kolona kryesore. Secila prej tyre përfaqëson një sfidë të kontekstit shqiptar dhe zgjidhjen konkrete si një projekt ndryshimi kulturor dhe fizik.

Share this Post

Leave a Comment