Plani Strategjik i Zhvillimit të Bashkisë Pukë
Duke analizuar komponentët e zhvillimit ekonomik të Bashkisë, të infrastrukturave dhe shërbimeve, të organizimit territorial dhe institucional, Strategjia përcakton një sërë fushash të ndërhyrjeve, brenda një kuadri kohor afatshkurtër prej 5-6 vjetësh. Objektivi strategjik i dokumentit është përcaktimi i masave dhe ndërhyrjeve të mundshme nga pikëpamja institucionale dhe financiare, brenda periudhës së marrë në konsideratë, duke adresuar të gjitha fushat e zhvillimit dhe të administrimit të kësaj Bashkie.
Në këtë mënyrë jepen në mënyrë të strukturuar masat për përmirësimin e shërbimeve, për zhvillimin ekonomik me bazë turizmin malor dhe artizanatin, për administrimin e territorit të bashkisë, për infrastrukturat, kuadrin institucional etj. Zbatimi i tyre përfshihet në strukturën e monitorimit dhe vlerësimit periodik të përfshirë në pjesën e fundit të dokumentit.
Ju mund të shkarkoni materialin e plotë këtu.