Përkujdesja & Bashkëpronësia në Banesa
A ke ti në pronësi një apartament në ndërtesën e banimit ku jeton? Nëse PO, atëherë Ti je BASHKËPRONAR!
Çdo Bashkëpronar ka të drejta dhe detyrime për mirëmbajtjen e mjediseve të përbashkëta!
Çdo Bashkëpronar ka të drejtë të kërkojë mbledhjen dhe themelimin e Asamblesë së Bashkëpronarëve!
Por çfarë është Asambleja e Bashkëpronarëve? Asambleja e Bashkëpronarëve është tërësia e bashkëpronarëve në një ndërtesë të caktuar, në një kat hyrje apo në një pjesë të përcaktuar të ndërtesës së përbërë!
Për më shumë njihuni me ligjin përkatës këtu.