Nxitje e zhvillimit ekonomik lokal në zona të pashërbyera nëpërmjet ngritjes së një Tregu të Gjësë së Gjallë dhe një Laboratori Edukativ për Blegtari të Qëndrueshme në Bashkinë Lushnje
Projekti i propozuar dhe paraqitur nga Bashkia e Lushnjës në partneritet me Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në përgjigje të Marrëveshjes së Shkëmbimit të Borxhit Italo-Shqiptar (IADSA), ka një objektiv të përgjithshëm që kërkon të mbështesë zhvillimin lokal të qëndrueshëm dhe të promovojë ekonominë e gjelbër bazuar në aktivitetin e tregtisë dhe blegtorisë në Bashkinë e Lushnjes. Në terma më specifikë, projekti synon të: Forcojë zhvillimin ekonomik lokal përmes aktiviteteve të qëndrueshme të blegtorisë; dhe Përmirësojë kushtet e tregtisë dhe sigurinë ushqimore në sektorin e blegtorisë. Projekti i propozuar është hartuar me fokus në qëndrueshmëri afatgjatë, si parim themelor, dhe ka një qasje të ndërgjegjshme ndaj mjedisit. Përfituesit do të jenë një grup i gjerë grupesh interesi lokale, si: banorët e Bashkisë së Lushnjës; fermerët në rajon; institucionet arsimore; veterinerë të specializuar në produktet blegtorale; banorët e Njësisë Administrative të Bubullimës; operatorë lokalë të biznesit; konsumatorët e produkteve të mishit në rajon; etj.