Nxitja e Aktivizmit Lokal
Nxitja e Aktivizmit Lokal (Titulli original: Supporting Activism Initiatives Locally ), zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në kuadër të Programit “Roli mbikqyrës (Watchdog) dhe advokues i shoqërisë civile”, mbështetur nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
SAIL ndërton në projektin ‘Kindle Advocacy’ (2016), dhe ka në fokus aktivistët e rinj dhe organizatat e shoqërisë civile dhe nevojën/përpjekjet për të ndikuar në politikë-bërje mbi çështje problematike që lidhen me qeverisjen, demokracinë, krijimin e qyteteve, të drejtat dhe çështje të ngjashme që formojnë dhe ndikojnë jetën e qytetarëve në zonat urbane dhe rurale.
Projekti synon të kultivojë dhe forcojë kapacitetet e brendshme të OShC-ve lokale dhe aktivistëve të rinj për të monitoruar, analizuar dhe ndërmarrë hapa / veprime konkrete përmes një qasje integruese, duke u siguruar grupeve të synuara si zhvillimn e kapaciteteve ashtu edhe përvojën advokuese.
SAIL në proces, do të punojë për të aftësuar organizata të reja dhe aktivistë mbi tema të lidhura me aktivizmin, përmes workshop-eve dhe komponentëve trajnues. Përgjatë procesit, pjesëmarrësit do të përmirësojnë:
– të kuptuarit e procesit të bërjes së politikave;
– njohuritë e tyre se si të përfshihen në politikëbërje dhe procese me ndikim në politika, duke përfshirë monitorimin, analizimin, ndikimin;
– krijimin e platformave të dialogut me autoritetet lokale / rajonale / dhe kombëtare;
– ngritjen e çështjeve specifike me më shumë rëndësi brenda sektorit, dhe
– lobimin dhe advokimin për të ndikuar në krijimin e politikave.
Të gjitha gjetjet dhe rezultatet e projektit do të përdoren për të ndikuar në politika në momente pikësore të rëndësishme të tilla si Dita Kombëtare e Aktivizmit dhe çdo rast tjetër që shihet e përshtatshme nga pjesëmarrësit.
Ky projekt shtrihet nga muaji Korrik 2020 deri në Dhjetor 2021.
Kërkohen #shkëndija
Vepro kudo je, dhe si mundesh. Bashkoju nismës #shkëndija. Një shkëndijë ndez një mal!
A jeni një organizatë e re, një grup entuziast, apo dhe një individ plot energji kudo në Shqipëri që dëshironi të ndryshoni gjërat për mirë, aty ku jetoni, apo të ngrini një problem që ju shqetëson? A ka diçka që mund të jetë më mire në përditshmërinë tuaj dhe në vendin ku jetoni?
Nisma #shkëndija synon pikërisht këtë – anë e kënd Shqipërisë – kudo jeni, t’ju ndihmojë të ngrini çështje shqetësuese dhe të ndërmerni veprime konkrete për zgjidhjen e tyre. Koha ka treguar, që zgjidhja nuk vjen gjithmonë nga të tjerë dhe që personi më i mirë që mund të ndryshojë diçka, je ti.
Krahas kësaj, nisma #shkëndija ju ofron mundësinë të zgjeroni rrjetin tuaj përmes njohjes me organizata dhe grupe të tjera që janë si ju – energjik, dhe plot shpresë dhe iniciativa për të përmirësuar sado modestisht vendin ku jetojmë.
Por çfarë është nisma #shkëndija?
Ne si Co-PLAN me mbështetjen financiare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ideuam nismën/programin #shkëndija si një mënyrë për të mbështetur me njohuri dhe mundësi, dhe për të inkurajuar grupe apo individë të ndërmarrin nisma konkrete për ndryshim me qëllim përmirësimin e jetës së tyre dhe qytetarëve në komunitetin ku ata jetojnë. Ju mund të njiheni më shumë me nismën këtu.
Pse duhet të aplikoni?
Arsyet janë të shumta, por ne po ndajmë disa:
- Për të qënë pjesë e një organizimi dinamik rinor që mbështet zhvillimin e komunitetit tuaj.
- Për të përmirësuar aftësitë tuaja në ngritjen dhe adresimin e problematikave të komunitetit
- Për të kultivuar aftësitë tuaja ndryshim-sjellëse;
- Për t’ju njohur me shumë nisma të tjera interesante që janë duke ndodhur që ju mund të doni t’i bashkoheni apo t’i mbështesni.
Pjesëmarrësit e nismës #shkëndija do të kenë mundësi jo vetëm të mësojnë nga njerëz me përvojë, por dhe të këshillohen dhe mbështeten nga ta gjatë rrugëtimit shumë domethënës dhe shpërblyes të aktivizmit.
Nëse e ndjen thirrjen për t’i shërbyer komunitetit, bashkoju nismës #shkëndija.
Aplikimet janë të hapura deri më 22 Shkurt 2021. Për të aplikuar në këtë program, mund të shprehni interesin duke dërguar një e-mail në: aida_ciro@co-plan.org dhe esmerina_hidri@co-plan.org
Nisma #shkëndija vjen në kuadër të projektit SAIL (Sparking Activism Initiatives Locally), financuar nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane si pjesë e programit ‘Civil Society Capacity Building’, dhe e zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në të gjithë Shqipërinë.
Pranohen shkëndija deri më 22 Shkurt 2021.