Mushkëri të gjelbra për qytetet tona
“Mushkëritë e gjelbra për qytetet tona – platforma alternative dhe bottom-up e monitorimit për cilësinë e ajrit, ndotjen e zhurmës dhe gjelbërimin urban për ndikimin e politikave në nivel lokal” kishte si qëllim zhvillimin dhe pilotimin e një platforme alternative për monitorimin dhe advokimin e ndikimit të politikave në qytete. Projekti 3-vjeçar i financuar nga BE, i pilotuar në qytetet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër, u zbatua nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, Milieukontakt Shqipëri si dhe nga pesë organizata lokale.
Fokus i këtij projekti ishte zhvillimi dhe pilotimi i një platforme alternative për monitorimin e ndotjes ajrit, të zhurmës dhe gjelbërimit urban (plotësisht në përputhje me direktivat e BE). Duke pasur parasysh objektivin e përgjithshëm të forcimit të organizatave mjedisore lokale të shoqërisë civile për të ndikuar në politikat mjedisore dhe performancën në nivel lokal, projekti gjithashtu u fokusua në mbështetjen e OShC-ve në procesin e prodhimit të të dhënave cilësore të monitorimit për advokim dhe ndërgjegjësim të publikut.
Për më shumë informacion mbi projektin, ndiqni këtë link.