Monitorimi sistematik i gjëndjes financiare dhe Praktika e menaxhimit financiar në nivel vendor
Periudha e Zbatimit: 2015
Donator: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA)
Fondi: 17,100 USD
Zbatohet në: Shqipëri
Zbatuar nga: Co-PLAN, OSFA, Ministria e Financave dhe Ministria e Shtetit për Çështjet Vendore në Shqipëri
Co-PLAN, në partneritet me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, dhe me mbështetjen e Ministrisë së Financave dhe Ministrit të Shtetit për çështjet Vendore, ndërmori këtë projekt duke hartuar, zhvilluar dhe ofruar një platformë dixhitale, e cila mundësoi jo vetëm ndarjen e të dhënave financiare dhe fiskale të qeverive lokale, por edhe interpretimin e tyre. Kjo platformë shërbeu si një risi që i ofron të dyja niveleve të qeverisjes për të marrë vendime të informuara mbi një bazë sistematike të të dhënave dhe treguesve krahasues.
Qëllimi i platformës ishte përmirësimi i performancës së përgjithshme dhe gjendjes financiare të qeverive vendore, për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe të shërbejë si një mjet për komunikim dhe dialog mes aktorëve të ndryshëm të përfshirë në çështjet e qeverisjes vendore. Platforma mundësoi jo vetëm ndarjen e të dhënave financiare dhe fiskale të njësive të qeverisjes vendore për periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2014, por mundësoi edhe një analizë krahasuese, siguroi një mjet të fortë e të rëndësishëm për monitorimin e performancës financiare dhe fiskale të NJQV-ve, duke rritur në këtë mënyrë transparencën në qeverisje, dhe përmirësimin në vendimmarrje të informuar. Për më tepër, platforma ndihmoi përfaqësues të qeverisë vendore dhe qëndrore, OSHC-të, mediat, universitetet dhe institutet kërkimore, profesionistë të fushës, qytetarët, Shoqatat e Qeverisjes Vendore, si dhe aktorë të tjerë të interesuar për të aksesuar, kuptuar, monitoruar dhe përdorur të dhënat mbi performancën financiare të pushtetit vendor në Shqipëri.