Mbështetja për Rehabilitimin e objekteve të Trashëgimisë Kulturore në Ballkanin Perëndimor
Periudha e zbatimit: Korrik – Tetor 2014
Donatori: Komisioni Evropian përmes Këshillit Rajonal për Bashkëpunim
Fondi: 10,758.12 Euro (Co-PLAN)
Zbatuar në: Ballkanin Perëndimor
Zbatuar nga: Trashëgimia Kulturore pa Kufij, Evropa Nostra, Expeditio dhe Co-PLAN
Ky projekt u zbatua nga konsorciumi i përbashkët, i përbërë nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij (ChWB), Evropa Nostra, Expeditio dhe Co-PLAN, Shqipëri. Projekti u ndërmorr nën kuadrin e Procesit Lubjana II: Rehabilitimi i Trashëgimisë së përbashkët, një projekt i financuar nga Komisioni Evropian përmes Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, zbatuar nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim Task Forca për Shoqërinë dhe Kulturën, dhe asistenca teknike e mundësuar nga Këshilli i Evropës.
Fokusi i projektit ishte zhvillimi i planeve për manaxhimin e objekteve dhe trajnimeve përkatëse për 7 objektet e trashëgimisë kulturore në Ballkanin Perëndimor. Shtrirja gjeografike e ndërhyrjeve përfshiu 7 shtete dhe 7 objekte të trashëgimisë kulturore: Parkun Arkeologjik të Apollonisë, Shqipëri; Librarinë Kombëtare/Qendrën e Qytetit në Bosnjë-Hercegovinë, Qytetin Roman në Kroaci, Objektet Arkeologjike të Heraclea Lyncestis, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Hamami “Gazi Mehmed pasha” Kosovë; Fortress Besac, Mal i Zi dhe Iustiniana Prima/Caricin Grad, Serbi.
Projekti u fokusua gjithashtu dhe në zhvillimin e një metodologjie të përbashkët në formën e një “Udhëzuesi për manaxhimin e trashëgimisë”. Në këtë udhëzues është përshkruar procesi i zhvillimit të planeve, ku vendoset theksi në pjesëmarrje, në procesin transparent dhe ndërdisiplinor i cili u zhvillua njëkohësisht në 7 vende. Vetë procesi është ndërtuar rreth diskutimeve individuale me personat kryesor të grupeve të interesuara, 3 ciklet e seminareve gjatë së cilës u hartuan të gjitha elementet kryesore të planit, dhe grumbullimi i mëtejshëm i dokumenteve përkatëse duke informuar për planet. Faza përfundimtare përbëhej nga hartimi i planeve të cilat iu kaluan palëve të interesuara për komente. Procesi i zhvillimit të planeve zgjati 15 javë, ku u angazhuan mbi 160 aktorë nëpër rajone, të cilët diskutonin mbi manaxhimin e ardhshëm të 7 siteve të përmendura.