Manifesti Mjedisor i Shqipërisë (EMA)

Manifesti Mjedisor i Shqipërisë (EMA) besojmë se reflekton perceptimin më të saktë të kontekstit mjedisor sot në Shqipëri. Ky dokument synon të frymëzojë përgjegjshmërinë mjedisore si një praktikë për të adresuar e shmangur në kohë zhvillimet konfliktuale mjedisore me të cilat po ballafqohemi në Shqipëri.

EMA prezantohet me mesazhe të qarta dhe në gjuhe të drejtëpërdrejtë në lidhje me çështjet më akute si, ndotja, zonat e mbrotjura, ndryshimet klimatike dhe krimet mjedisore.
Më shumë se 70 OSHC mjedisore, nën kujdesin e Green-AL, kanë publikuar më herët gjatë 2023, plot 5 Deklarata Mjedisore.

Dokumente të cilat theksojnë në detaj të gjithë ndërhyrjet që duhet të adresohen kryesisht nga autoritetet përgjegjëse në Shqipëri:

  • për të ndalur degradimin e burimeve natyrore,
  • për të zbatuar legjislacionin ekzistues,
  • për të zvogëluar më tej cënueshmërinë e vendit dhe komuniteteve ndaj katastrofave natyrore dhe efekteve të ndryshimeve klimatike.

Duke marrë parasysh apatinë e autoritetetve përgjgjëse për mjedisin si edhe politikat/ndërhyjet me karakter agresiv ndaj mjedisit, Green-AL prezanton këtë Manifest për nxitur frymën e bashkëpunimit dhe përforcimin e relieve midis OSHC-ve mjedisore në Shqipëri.

EMA është sot dokumenti i pare që artikulon rekomandime specifike & afatshkurtra nga ana e Shoqërisë Civile sa i takon proçesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe Tranzicionin e Gjelbër.

Për të lexuar dokumentin e plotë kliko këtu.

Share this Post