Komponenti i financave publike: Ekzekutimi dhe vlerësimi i buxhetit (dldp II – komponenti MF)
Ky projekt kishte si synim të ngrejë kapacitetet e Njësive të Qeverisjes Vendore (NJQV) në menaxhim të financave publike, bazuar në praktika të mira vendore e kombëtare, si dhe në standarde ndërkombëtare. Gjithashtu, kjo paketë njohurish synonte orientimin e NJQV-të për të përshtatur përdorimin praktik të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, duke mbështetur njësi vendore më efiçente dhe efektive, sigurim shërbimesh publike më të orientuar ndaj përdoruesve, dhe qytetarë më të informuar dhe angazhuar, në përputhje me strategjitë kombëtare dhe praktikat e mira. Pritet që ky projekt, i mbështetur nga Programi për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor punoi me NJQV për të përmirësuar proceset dhe praktikat e tyre, drejt një manaxhimi strategjik e financiar më transparent, llogari-dhënës dhe me pjesëmarrje (planifikim, buxhetim, ekzekutim, monitorim dhe raportim). Projekti është duke realizuar këto rezultate:
- Zhvillim të kurrikulave të trajnimit mbi ekzekutimin dhe vlerësimin e buxhetit;
- Përgatitja e një metodologjie pune dhe qasjeje ndaj BEE (për t’u testuar në Bashkinë Shkodër),
- Organizim i workshop-eve mbi kurrikulat e trajnimit, për ciklin e manaxhimit të financave;
- Një vlerësim PEFA në Bashkinë e Shkodrës.
- Lidhja e Instrumentit të Planifikimit Financiar me vendim-marrje (Këshill bashkiak) dhe me proceset e buxhetimit vjetor.
- Inpute dhe rekomandime për krijimin e një platforme web për anëtarët e këshillit, për raportimin dhe konsultimin (nëpërmjet një numri indicatorësh për performancën e financave vendore dhe të ekzekutimit dhe vlerësimit të buxhetit; komunikimin me këshillat bashkiakë, OSHC-të, qytetarët, Ministrinë e Financave, donatorët, etj.)