Kërkim dhe Ndikim Politikash

Në bashkëpunim me aktorët përkatës, dhe me synimin për të gjeneruar njohuri dhe praktika të mira të qeverisjes, Co-PLAN ka zhvilluar apo adoptuar një sërë instrumentesh të qeverisjes së mirë. Krijimi i këtyre instrumenteve është mbështetur vazhdimisht me procese të njohjes së kontekstit lokal, dhe më pas me përshtatjen e metodologjive bashkëkohore me realitetin shqiptar. Veç proceseve të pjesëmarrjes dhe përqasjes me bazë komunitare, Co-PLAN i ka dedikuar jo pak kohe aktiviteteve kërkimore. Në fillimet e organizatës, aktivitetet kërkimore inkuadroheshin përgjithësisht brenda kornizës së një projekti dhe kishin për qëllim të vlerësonin nevojat dhe të mbështetnin hartimin e intrumenteve të planifikimit me perceptime lokale. Në një fazë të dytë, aktivitete kërkimore plotësuese dhe/ose më të thelluara u përdorën për të ngritur në një nivel më përgjithësues njohjen ndaj kontekstit urban, me qëllimin mbështetjen e vendimmarrjes politike.

Pas konsolidimit të sfondit të mësipërm, Co-PLAN parashikoi në mënyrë strategjike zhvillimin si një organizatë që ndikon politikat publike. Prej vitit 2007, Co-PLAN është angazhuar në mënyrë programatike dhe institucionale në punë kërkimore që synon të ndikojë politikat publike në çështje si planifikimi i territorit, financat vendore, zhvillimi i tokës, mbetjet e ngurta, burimet natyrore, energjitë e rinovueshme dhe qeverisja. Co-PLAN ka ndikuar venimmarrjen politike në lidhje me integrimin e zonave informale, reformën administrative-territoriale, reformën e planifikimit të territorit, reformën për financat vendore, rajonalizimin e qeverisjes dhe zhvillimin rajonal. Që prej vitit 2010 Co-PLAN është edhe bashkëautor në hartimin e ligjit dhe akteve nënligjore për planifikimin dhe zhvillimin e territorit. Përmes punës kërkimore në politika publike, Co-PLAN ka kontribuar dhe synon të zgjerojë rolin e tij në lidhje me formëzimin e qeverisjes territoriale në shumë nivele në Shqipëri. Kërkimi shkencor dhe për politika publike, advokimi, komunikimi dhe rrjetëzimi e bashkëpunimi me aktorë kyç në nivel ndërkombëtar e veçanërisht në BE janë pjesë integrale e punës së Co-PLAN në ndikimin e politikëbërjes.

Produkte dhe Shërbime

a) Baza të dhënash, Vëzhgime dhe Vlerësime:

  • Vëzhgime dhe vlerësime social-ekonomike: Ky është një nga produktet më të zbatuara nga Co-PLAN që prej vitit 1995 dhe përmirësohet vazhdimisht, duke iu përshtatur konteksteve lokale dhe kampioneve të ndryshme;
  • Vëzhgime të biznesit: me vlerë për proceset e planifikimit;
  • Regjistrim i popullsisë dhe banesave në nivel lokal: ndërmarrë në kuadër të proceseve të planifikimit të territorit. Rezulton në krijim bazash informacioni në GIS;
  • Matja e Varfërisë dhe Vlerësimi i Impaktit Social (PSIA): realizuar për sektorin e ujit;
  • Vëzhgime të përkatësisë gjinore: realizuar në vendbanimet informale dhe në komunitetet me grupe në nevojë ku Co-PLAN ka punuar;
  • Platforma GIS për qytete apo zona të caktuara: në mbështetje të procesit të planifikimit dhe zhvillimit të territorit;
  • Vëzhgime për industrinë e strehimit dhe efiçiencën e energjisë në banesa: realizuar në disa bashki;
  • Vëzhgime për mbeturinat e ngurta (prodhimi dhe performanca e shërbimit): si pjesë përbërëse e projekteve mjedisore;
  • Vëzhgim në nivel kombëtar për energjitë e rinovueshme, duke përfshirë edhe proçesimin e të dhënave në GIS: për realizimin e dokumentit politik dhe planit për energjitë e rinovueshme;
  • Vëzhgime të vlerësimit të performancës për bashkitë në lidhje me planifikimin dhe për zhvillimin rajonal e pabarazitë hapësinore;
  • Vlerësime sektoriale: për bujqësinë, transportin, në shkallë rajonale dhe kombëtare.

b) Punë kërkimore shkencore dhe për politika publike:

  • Punë kërkimore për politika publike në një sërë fushash: rajonalizimi dhe reforma territoriale; zhvillimi rajonal; planifikimi dhe zhvillimi i territorit; instrumente financiare për zhvillimin e tokës; shërbimet e ekosistemit; mbeturinat e ngurta; eficienca e energjisë; burimet e ripërtëritshme të energjisë; transporti publik; financat lokale; taksa e pronës; performance e qeverisjes vendore; menaxhimi i pyjeve; qeverisja territoriale; burimet e regjimit të përbashkët të pronësisë, etj.;
  • Punë kërkimore shkencore për qeverisjen territoriale, zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, vetëripërtëritjen e burimeve natyrore, kapjen e vlerës së pronës, taksat, menaxhimin e burimeve me regjim të përbashkët të pronësisë, etj.;
  • Vlerësimi i ndikimeve nga procesi i integrimit në BE – për sektorë specifikë që kanë implikime të drejtpërdrejta territoriale.

c) Advocacy, Komunikim dhe Ndikim Politikash:

  • Organizimi i tryezave, seminareve dhe konferencave në nivel rajonal e kombëtar;
  • Co-PLAN Gazette;
  • Publikimi i serisë Politikëbërës apo Politikëndjekës;
  • Publikim i artikujve elektronikë në ëeb dhe/ose në revista shkencore; • Botim vjetor dhe 2-vjetor në lidhje me qeverisjen territoriale;
  • Media [Sociale] dhe artikuj në revista e gazeta;

Proceset

  • Hartimi dhe planifikimi i procesit kërkimor, grumbullimi i të dhënave, analizimi dhe prodhimi i raporteve dhe artikujve profesionalë and shkencorë;
  • Përshtatja e kërkimit/vëzhgimit me kontekstin lokal;
  • Trajnimi i vëzhguesve;
  • Përdorimi i instrumenteve dhe metodologjive të ndryshme si: rishikimi i literaturës dhe dokumenteve, diskutime me grupe të fokusuara, vëzhgim gjeografik, vëzhgim vizual, pyetësorë të hapur, të mbyllur dhe gjysëm të strukturuar, intervista të strukturuara, etj.;
  • Përdorimi i SPSS dhe GIS për procesimin e të dhënave;
  • Ngritja e një sistemi grumbullimi të dhënash që përmirësohet vazhdimisht;
  • Rekomandime politike përmes dokumenteve të politikave dhe platformave përkatëse;
  • Analizë e thelluar dhe shkencore për çështje të caktuara politike dhe diskutim në qarqe akademike;
  • Përhapja e gjetjeve të punës kërkimore përmes konferencave, publikimeve, revistave shkencore dhe medias [sociale];
  • Rrjetëzim në nivele të ndryshme me qëllim ndikimin e politikëbërjes;
  • Përfshirje në kërkim shkencor e akademik në bashkëpunim me universitetin POLIS;
  • Lobim dhe krijim/forcim rrjetesh në favor të realizimit të rekomandimeve politike;

Më poshtë mund të gjeni publikimet kyçe të kësaj njësie:

  1. Politikëndjekës apo Politikëbërës: Alternativa mbi Zhvillimin Urban, Manaxhimin e Territorit dhe të Mjedisit (2010)
  2. Politikëndjekës apo Politikëbërës II: Analiza dhe Rekomandime për Qeverisjen Territoriale në Shqipëri (2012)
  3. The Regionalisation of Albania: The governance, administrative, and territorial reform that Albania needs on a regional level (2014).
  4. Designation of the Development Regions of Albania
Share this Page