A është ETIS një opsion i realizueshëm për nxitjen e turizmit të qëndrueshëm?

Lexoni artikullin e plotë:  Is ETIS a Viable Option for Fostering Sustainable Tourism?

Qeverisja Territoriale në Shqipëri, I, 2018, Faqja 94-104

Peter Nientied, Dritan Shutina

Përmbledhje

ETIS është Sistemi Evropian i Treguesve të Turizmit, i cili u propozua nga BE-ja në vitin 2016. Ky artikull analizon nëse ETIS mund të jetë një mundësi e vlefshme dhe praktike për qeverisjen e destinacionit turistik në Shqipëri. ETIS është më shumë se vetëm një sërë treguesish për turizmin e qëndrueshëm, pasi ai synon të jetë një instrument që ndihmon grupet e punës së palëve të interesit për të marrë në shqyrtim turizmin, për të monitoruar zhvillimin e turizmit dhe për të marrë vendime për qeverisjen e destinacionit për një turizëm të qëndrueshëm. Në Shqipëri, deri në ditët e sotme, vëmendja për një turizëm të qëndrueshëm është e kufizuar. Përveç kësaj, funksionimi i qeverisjes së destinacionit të turizmit lokal ndodhet ende në një fazë të hershme të zhvillimit. Këta faktorë, së bashku, krijojnë një mjedis jo të favorshëm për zhvillimin e masave të bashkërenduara për një turizëm të qëndrueshëm. Megjithatë, nevojitet të merren masa për të ndalur zhvillimet aktuale të padëshiruara në lidhje me turizmin. Qeverisja qendrore duhet të luajë rolin e saj në përmirësimin e menaxhimit të destinacionit përpara se ETIS të kthehet në një instrument të përshtatshëm për t’u prezantuar në Shqipëri.

Share this Post