Green-AL “Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e Mjedisit në Shqipëri”
Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe partnerët e projektit Green-AL “Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e Mjedisit në Shqipëri” hapin thirrjen për modulet e granteve të Iniciativës dhe Partneritetit. Me një fokus të qartë për organizatat mjedisore këto dy module të granteve synojnë mbështetje direkte për adresimin e problematikave mjedisore të lidhura ngushtë me efektin që kanë mbi komunitete në të gjithë territorin e Shqipërisë. .
Prioritetet kryesore të Green-AL për projekt propozimet janë:
1 ) Propozimet të ndërtohen në funksion të adresimit të problematikës apo nevojës mjedisore lokale.
2) Faktorizimi dhe fuqizimi i rolit të OSHC-ve Mjedisore në mbrojtjen dhe ripërtëritjen e mjedisit.
Informacionet rreth kësaj thirrjeje, hapat, procedurat, dokumentacionin e kërkuar, rregullat dhe afatet e të gjithë procesit, i gjeni në link-un më poshtë:
Cikli-i-Menaxhimit-të-Projektit
Prezantim-ceshtjet-financiare-dhe-administrative-Green-AL
Prezantim-komponenti-teknik-Green-AL
Rrjetet-Partneritetet-dhe-Projektet-Potenciale
Green-AL-Udhëzuesi-Thirrjes-për-Aplikantë-në-Grantet-e-Iniciativës-dhe-Partneritetit
Green-AL-Aneks-1_Forma-e-aplikimit-për-Grantet-e-Iniciativës-dhe-Partneritetit
Green-AL-Aneksi-2_Forma-e-Buxhetit-për-Grantet-e-Iniciativës-dhe-Partneritetit
Green-AL-Aneksi-3_Forma-e-Kornizës-Logjike-për-Grantet-e-Iniciativës-dhe-Partneritetit
Green-AL-Aneksi-4_Programi-mbështetjes-së-thirrjes
FAQ-Sesioni Informues 29 Korrik 2021
Për çdo pyetje mund të na drejtoheni me shkrim në adresën co-plan@co-plan.org deri më 20 gusht 2021.
Afati i fundit për të dorëzuar projekt propozimet është më 15 shtator, ora 16.00.
Të gjitha aplikimet duhet të dorëzohen pranë zyrave të Co-PLAN si dhe në versionin elektronik (firmosur, vulosur) të dërguar në adresën: co-plan@co-plan.org
Projekti Green-AL “Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e Mjedisit në Shqipëri” financohet nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me organizatat CISP, “Comitato Internazionale per lo Sviluppo dei Popoli” VIS, “Volontariato Internazionale per lo Sviluppo dhe COSV, Coordinamento delle Organizzazioni per il Servizio Volontario.