Green-AL – Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri
Green-AL “Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri” financohet nga Agjencia Qeveritare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SIDA) dhe zbatohet nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit si partner drejtues, në bashkëpunim me organizatat CISP Sviluppo dei Popoli, VIS Albania, dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.
Ky projekt synon të kontribuojë në përmirësimin dhe fuqizimin e organizatave mjedisore dhe të ndikojë në nxitjen e bashkëpunimit midis aktorëve të shoqërisë civile, autoriteteve publike dhe sektorit privat për të advokuar dhe adresuar çështjet mjedisore në Shqipëri.
Nga ana tjetër, Green-AL adreson edhe sfidat e kufizimet e OSHC-ve mjedisore lokale lidhur me përmirësimin e qëndrueshmërisë organizative dhe profesionalizmit të tyre, rritjen e shkallës së përthithjes dhe menaxhimit të granteve nga donatorët e huaj, përmirësimin e aftësive për t’u angazhuar në partneritete efektive dhe angazhimin e tyre në lobim dhe advokim në mënyrë që të ndikojë në vendimmarrje brenda sferës mjedisore. Projekti Green-AL do të adresojë këto nevoja përmes:
(a) Ngritjes së kapaciteteve të OSHC-ve për t’i bërë ato më profesionale dhe më të qëndrueshme;
(b) Dhënies dhe zbatimit të granteve;
(c) Aktiviteteve për advokim dhe përgatitjen e dokumenteve të politikave, pjesëmarrjen në tryeza të rrumbullakëta dhe seminare për të ndikuar në politikëbërjen;
(d) Një sërë aktivitetesh për të nxitur bashkëpunimin dhe rritur ndërgjegjësimin përmes produkteve multimediale (dokumentarë, klipeve dhe infografikave), publikime, ngjarje publike, etj.
Ky projekt implementohet nga:
Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit (udhëheqës)
CISP (Il Comitato Internazionale per lo Sviluppo dei Popoli)
VIS (Volontariato Internazionale per lo Sviluppo)
COSV (Coordinamento delle Organizzazioni per il Servizio)
Me financimin e:
SIDA (Agjencia Qeveritare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim)
Gazeta Green-AL
Gazeta e projektit GreenAL “Fuqizimi i Organizatave të Shoqërisë Civile për Mbrojtjen e Mjedisit në Shqipëri” është një përmbledhje informative e punës së deritanishme të zhvilluar në kuadër të projektit dhe praktikave të ndjekura nga organizatat mjedisore në katër rajonet e Shqipërisë, të cilat nëpërmjet mbështetjes financiare, në formën e granteve, po ndikojnë në përmirësim e gjendjes mjedisore në vend.
Dekleratat Mjedisore
Përgjatë 2+ viteve të zbatimit të projektit, Partnerët Green AL kanë mbështetur financiarisht dhe bashkëpunuar me më shumë se 50 OSHC Mjedisore në vend, duke ngritur e adresuar çështje mjedisore në të gjithë territorin e vendit, e nga ana tjetër duke përçuar zerin e komuniteteve lokale në nivel rajonal e kombëtar.
Çështjet mjedisore janë sot një shqetësim shumë i madh për komunitetet të cilat e kanë të lidhur jetën e tyre me burimet natyrore e përballen me pasojat e degradimit mjedisor, pasoj e shfrytëzimit të pakontrolluar të burimeve e urbanizimit të shpejt duke rritur kështu cënueshmërinë e vendit kundrejt fatkeqësive natyrore e pasojave të ndryshimeve klimatike.
Me qëllim advokimn për çështjet mjedisore të cilat shqetësojnë komunitetet Partnerët Green AL, në bashkëpunim me OSHC-të përftuese të fondeve në këtë projekt, kanë organizuar 5 Forume Mjedisore të cilat kanë shërbyer për të bërë bashkë grupet e interesit e diskutuar/trajtuar tema me rendësi kombëtare si: Mbrojtja e Zonave të Mbrojtura dhe Menaxhimi i Qendrueshëm i tyre, Ndryshimet Klimatike dhe Energjia, Ndotja e Ujit, Ajrit, Tokës e Menaxhimi i Mbetjeve.
Organizatat e Shoqerisë Civile nën omberellën e Green AL, kanë hatuar 5 Deklerata Mjedisore të cilat paraqesin në mënyrë të sintetizuar element të cilët do të duhet të adresohen në mënyrë që të arrihet një menaxhim i qendrueshëm i burimeve dhe ulur cënueshmërinë e vendit e komuniteteve ndaj fatkeqësive natyrore e reduktuar efektet e ndryshimeve klimatike. Nga ana tjetër OSHC-të kanë ofruar disponibilitetin e tyre për të bashkëpunuar në proceset e përafrimit të legjislacionit në kuadër të hapjes së negociatave për antarësimin e vendit në Bashkimin Europian, me fokus kryesor Kapitullin 27, Mjedisi.
Dekleratat Mjedisore mund ti aksesoni më poshtë.
Manifesti Mjedisor i Shqipërisë (EMA)
Manifesti Mjedisor i Shqipërisë (EMA) besojmë se reflekton perceptimin më të saktë të kontekstit mjedisor sot në Shqipëri. Ky dokument synon të frymëzojë përgjegjshmërinë mjedisore si një praktikë për të adresuar e shmangur në kohë zhvillimet konfliktuale mjedisore me të cilat po ballafqohemi në Shqipëri.
EMA prezantohet me mesazhe të qarta dhe në gjuhe të drejtëpërdrejtë në lidhje me çështjet më akute si, ndotja, zonat e mbrotjura, ndryshimet klimatike dhe krimet mjedisore.
Më shumë se 70 OSHC mjedisore, nën kujdesin e Green-AL, kanë publikuar më herët gjatë 2023, plot 5 Deklarata Mjedisore.
Dokumente të cilat theksojnë në detaj të gjithë ndërhyrjet që duhet të adresohen kryesisht nga autoritetet përgjegjëse në Shqipëri:
- për të ndalur degradimin e burimeve natyrore,
- për të zbatuar legjislacionin ekzistues,
- për të zvogëluar më tej cënueshmërinë e vendit dhe komuniteteve ndaj katastrofave natyrore dhe efekteve të ndryshimeve klimatike.
Duke marrë parasysh apatinë e autoritetetve përgjgjëse për mjedisin si edhe politikat/ndërhyjet me karakter agresiv ndaj mjedisit, Green-AL prezanton këtë Manifest për nxitur frymën e bashkëpunimit dhe përforcimin e relieve midis OSHC-ve mjedisore në Shqipëri.
EMA është sot dokumenti i pare që artikulon rekomandime specifike & afatshkurtra nga ana e Shoqërisë Civile sa i takon proçesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe Tranzicionin e Gjelbër.
Projektet e mbështetura nga Green-AL
Projektet e mbështetura financiarisht nga Green AL kanë pasur në fokusin e tyre, kryesisht, rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me çështjet mjedisore të cilat inpaktojnë komunitetet lokale me qëllim përçimin e problematikave lokale në nivel rajonal e kombëtar duke advokuar për adresimin e tyre. Nga ana tjetër, çështjet mjedisore nuk mund të shihen si të veçuara nga zhvillimi social-ekonomik i komuniteteve e territoreve në të cilat ata banojnë, pasi duhet gjetur një ekuilibër zhvillimi ndërmjet këtyre elementeve për të arritur një zhvillim të qendrueshëm.
Për këtë arsye, gjatë zbatimit të projekteve janë zhvilluar aktivitete të cilat përpiqen të adresojnë problematikat mjedisore në mënyrë gjithëpërfshirëse duke angazhuar e përfshirë grupe të ndryshme interesi e nga ana tjetër duke vlerësuar inpaktin që degradimi mjedisor ka në komunitete të caktura të cilat për arsye të zhvillimit të pabarabartë social-ekonomik preken e vuajnë pasojat në mënyra të ndryshme.
Në 31 projektet të zbatuara në 25 bashki të vendit janë përfshirë: qytetarë, student, bisnese, OSHC, institucione lokale e kombëtare duke ngritur çështje si: konsumi dhe mbetjet ushqimore, inpakti i hidrocentraleve në komunitete e territore, ndotja e tokës dhe burimeve ujore, ndotja e ajrit, siguria energjitike etj.
Për të mësuar më shumë për projektet e zbatuara e temat e trajtuara klikoni më poshtë.
Procesi i Inkubimit
Me qëllim rritjen e kapaciteteve dhe njohurive të OSHC-ve, eskpertëve dhe aktivistëve në fusha të lidhura me mjedisin, por edhe shkëmbimin e njohurive për të rritur ndërveprimin ndërmjet tyre Partnerët Green AL kanë zhvilluar një seri trajnimesh tematike të fokusuara në çështjet mjedisore e administrative të menaxhimit të projekteve, i konceptuar si Procesi i Inkubimit.
Temat e trajtuara në këtë proces janë përcaktuar nga vetë OSHC-të gjatë fazës së vlerësimit të nevojave, të zhvilluar nga Partneret Green AL, i cili ka pasur si qëllim të vlerësojë kapacitetet dhe përftojë nga grupet e interesit nevojat e tyre lidhur me çështjet mjedisore në zonën në të cilën operojnë.
Në total janë zvilluar 40 trajnime, 10 në secilin rajon të Green AL, në 14 bashki të ndryshme të vendit e kanë marrë pjesë rreth 500 përfaqësues të OSHC-ve e institucioneve lokale/rajonale, eskspert mjedisie aktivist.
Temat e trajnimeve kanë qenë të njejta për të gjithë rajonet, por ato janë kontekstualizuar për secilin rajon me qëllim promovimin e potencialeve e paralelisht rritur ndërgjegjësimin lidhur me rreziqet mjedisore me të cilat mund të përballen komunitetet në të ardhmen.
Partnerët, mendojnë se modulet e trajnimeve të zhvilluara në Green AL do ti shërbjnë personave të cilët kanë qenë përfshirë në mënyrë direkte në to, por edhe atyre të cilët mund të duan të rrisin njohuritë lidhur me çështje të ndryshme mjedisore. Për këtë qëllim të gjitha modulet e trajnimeve të hartuara e zhvilluara në Green AL do ti gjeni më poshtë.
Studimet Tematike
Studimet tematike janë një produkt i hartuar nga partnerët zbatues të programit Green-AL me qëllim evidentimin e çështjeve kryesore mjedisore respektivisht në secilin prej rajoneve të Shqipërisë.
Këto dokumente pasqyrojnë situatën ekzistuese dhe statusin mjedisor rajonal duke ndërtuar mbi historikun e këtyre problematikave dhe duke përditësuar pikërisht me informacione dhe fakte të grumbulluara gjatë periudhës 2021-2023.
Në këto dokumente paraqitet një informacion jo-shterues për zhvillimin socio-ekonomik të parë në këndvështrimin mjedisor, kjo si një mënyrë për të nxjerrë në pah karakteristikat kyç të çdo rajoni. Qasja kryesore e këtyre studimeve, përpos adresimit të problemeve mjedisore, qëndron në promovimin e pasurive natyrore si një pasuri e përbashkët e cila kërkon një qeverisje të përbashkët në mënyrë që edhe benefitet të ndikojnë në zbutjen e problemeve socio-ekonomike. Gjetjet dhe rekomandimet janë ndërtuar në mënyrë të tillë që të mund ti shërbejnë grupeve të interesit, kryeshish OSHC-ve me fokus mjedisor, të cilat në të ardhmen mund ti adresojnë me anë të projekteve apo kauzave, edhe përtej programit Green-AL II.
Këto dokumnete, ndër të tjera, kapitalizojnë praktikat hulumtuese dhe monitoruese të realizuara nga projektet e zbatuara në terren nga OSHC-të nëpërmjet Green-AL. Të gjendur në një periudhë ku monitorimi dhe inspektimi mjedisor nga autoritetet përgjegjëse në Republikën e Shqipërisë është thuajse inekzistent, autorët e këtyre studimeve ofrojnë një panoramë të cilën ne besojmë është më afër realitetit. Të gjithë të dhënat e përdorura apo përpunuara në këto studime janë marrë nga burime zyrtare apo praktika konkrete pune kërkimore. Hartat dhe fotot e përdorura kanë kryesisht karakter ilustrues ndaj për çdo nisëm që do të gjej frymëzim nga këto studime dhe që do të parashikoj ndërhyrje infrastrukturore, duhet patjetër ti nënshtrohen studimeve të detajuara të parashikuara sipas ligjit të mbrojtjes së mjedisit, VNM.
Publikimet mund ti aksesoni më poshtë.