Forumi Urban “Përtej Strategjive”

Si të lidhim menaxhimin financiar dhe atë urban në nivel vendor

 

Forumi Urban

Co-PLAN në bashkëpunim me Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë dhe Universitetin Polis si edhe me mbështetjen e Këshillit të Ministrave, Ambasadës së Vendeve të Ulta, Rrjetit NOSA, OSI Budapest dhe Programit LGPA të USAID, organizon Forumin Urban `Përtej Strategjive` – Si të lidhim menaxhimin financiar dhe atë urban në nivel vendor, më datë 14 Nëntor 2008, ora 09:00 – 13:00 në Hotel Sheraton, Tiranë.

 

Së pari, Forumi Urban synoi të shkëmbejë dhe debatojë mbi eksperienca konkrete në zhvillimin dhe adoptimin e instrumenteve të ndryshme në fushën e menaxhimit financiar, administrimit të territorit urban dhe pronave publike, në funksion të rritjes së kapaciteteve investuese të pushteteve vendore.

Së dyti, bazuar mbi interesat dhe përgjegjësitë e përbashkëta që qeverisja lokale dhe organe të pushtetit qendror kanë, të sillte argumente dhe rekomandime për politikat vendore dhe qendrore që duhen ndërmarrë me qëllim konsolidimin e decentralizimit.

Së treti, problematika e pushtetit vendor nuk pasqyrohej sa duhej dhe si duhej në programet universitare: Forumi Urban synoi që të dokumentojë dhe reflektojë këtë eksperiencë në programet mësimore universitare.

Share this Post

Leave a Comment