Forumi kombëtar “Të ruajmë natyrën për një bashkëjetesë të qendrueshme”

Shqipëria është një pikë e rëndësishme e biodiversitetit në Europë, por që përballet me sfida të shumta. Ruajtja e natyrës kërkon një koordinim të veprimeve të të gjithë aktorëve për menaxhimin e qendrueshëm të burimeve të saj, për të siguruar më tej një bashkëjetesë të vazhdueshme mes natyrës dhe njerëzve.

Në diskutimin e çështjeve të mbrojtjes së natyrës brenda dhe jashtë zonave të mbrojtura dhe për të kuptuar rolin që kanë organizatat e shoqërise civile me fokus mjedisin, u organizua forumi kombëtar “Të ruajmë natyrën për një bashkëjetesë të qendrueshme, i cili u mbajt me datën 26.05.2023 pranë ambjenteve të Hotel Xheko Imperial, Tiranë

 

 

Ky forum u organizua nga INCA Albania – Instituti për mbrojtjen e natyrës në Shqipëri, në kuadër të programit Green_AL, i cili financohet nga Sida: Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fondet e Qeverisë Suedeze, i zbatuar nga Co-PLAN Institute for Habitat Development në bashkëpunim me VIS Albania, COSV – Cooperazione per lo Sviluppo, #CISP Sviluppo dei Popoli.

Embassy of Sweden in Tirana

Share this Post