Forumi Kombëtar i Turizmit: “Standarde për Turizëm Cilësor dhe të Qëndrueshëm”

Tema e klasifikimit dhe standardizimit në strukturat akomoduese në Shqipëri u trajtua në Forumin Kombëtar të Turizmit: “Standarde për Turizëm Cilësor dhe të Qëndrueshëm”, zhvilluar pranë Expocity Albania si pjesë e aktiviteteve të edicionit të pestë të “Panairit Ndërkombëtar të Turizmit” në Shqipëri.

Në diskutim u shtrua çështja e rishikimit të ligjit për turizmin mbi proceset e klasifikimit, kategorizimit dhe standardizimit të strukturave akomoduese, ashtu sikurse edhe rritja e kapaciteteve dhe trajnimi i burimeve njerëzore kur vjen fjala për shërbimin.

Zv.Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Vilma Bello, ekspertë të turizmit dhe përfaqësues nga sipërmarrja ranë dakord se në kushtet kur Shqipëria ka rritje të numrit të turistëve, sfidë mbetet përmirësimi i kushteve për pritjen dhe akomodimin e tyre, por edhe formalizimi i tregut lidhur me apartametet dhe shtëpitë që ofrojnë këtë shërbim.


Ky aktivitetet u organizua nga Nevila Popa, Eksperte e Lartë e Turizmit mbështetur nga projekti #ideAL, “Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri-ideAL”, i zbatuar nga Co-PLAN Institute for Habitat Development dhe Qendra e Politikave Evropiane (EPC, Belgjikë) me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian European Union in Albania.

Share this Post