Thirrje për projekt propozime

Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit shpall ‘Thirrje për Projekt Propozime’ në kuadër të projektit ‘ ideAL – Dialog për Zhvillim Politikash Gjithëpërfshirëse në Shqipëri’.  Projekti ‘ideAL’, i cili zbatohet në bashkëpunim me Qendrën Evropiane të Politikave (EPC) dhe financohet nga Bashkimi Evropian, përmes kësaj thirrje synon: (1) Të lehtësohet përfshirja e shoqërisë civile në proces dhe dialog me politikë-bërës në sektorë politikash me prioritet për agjendën e zhvillimit dhe integrimit të vendit në Bashkimin Evropian; (2)  Të aftësohen aktorë të shoqërisë civile (përfshirë këtu organizata dhe individë) me njohuri teknike dhe mbështetje, në fushën e advokimit dhe ndikimit në politikë-bërje. Fushat prioritare për këtë thirrje janë mirëqënia dhe mbrojtja sociale, mbrojtja civile, edukimi, zhvillimi ekonomik – zhvillimi i turizmit dhe zhvillimi rural, mjedisi, ndryshimet klimatike dhe reduktimi i riskut, decentralizimi dhe qeverisja, reforma në administrim publik dhe strehimi social.

Mirëpresim aplikime nga organizata dhe individë, të cilët përmbushin kushtet e specifikuara në dokumentin e plotë të thirrjes. Më poshtë mund të shkarkoni dokumentin e plotë të thirrjes dhe formatin e aplikimit/buxhetin (Shtojca A dhe Shtojca B). Kjo thirrje është publikuar në faqen zyrtare të projektit ideAL: www.ide-al.org, në faqen zyrtare të Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe në mediat sociale të organizatës.

Për çdo pyetje mund të na drejtoheni me shkrim përmes adresës co-plan@co-plan.org. Gjatë ditëve në vijim do të shpallim dhe datat e webinarëve orientues. Afati i fundit për aplikime është 31 Maj, 2021, ora 17:00.

  1. Thirrja_për_projekt_propozime_nr2_20042021
  2. Shtojca_A_Forma_Aplikimit_per_Grant_ideal_2021
  3. Shtojca B – Buxheti_20042021
Share this Post