Vizita Kërkimore @ FEUN, Parku i Shkencës dhe Teknologjisë në Nish dhe Konferenca e XXIX Shkencore Ndërkombëtare
Nga data 26-28 qershor 2024, Co-PLAN, sin je nga partnerët kryesorë të CROSS-REIS mori pjesë në aktivitetin e organizuar në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Nishit (FEUN). Me synimin për të nxitur kërkimin shkencor dhe bashkëpunuinmin e shkëmbimin e të dhënave midis partnerëve, eventi theksoi shumë aktivitete interesante të fokusuara kryesisht në infrastrukturën e FEUN, projektet dhe potencialin e ardhshëm për bashkëpunim të gjerë midis të gjithë partnerëve
Veprimtaria filloi me pritjen e Jelena Stanković, Koordinatore e Projektit CROSS-REIS dhe Dragana Radenković-Jocić, Zëvendës-Dekane e FEUN.
Si partnerë të projektit, ne u njohëm me projekte të ndryshme dhe aktivitete kërkimore të FEUN përmes prezantimeve të ndryshme nga Ivana Marjanović (UR-DATA), Sandra Milanović (USE-IPM), Sonja Jovanović (Green & Social Startups), Milica Jovanović Vujatović (Light Code) , Vesna Jankoviq Miliq (ODLEP) dhe Ruzhica Petroviq (JUST4ALL). Gjatë këtyre diskutimeve, Marija Džunić dhanë njohuri të mëtejshme mbi Laboratorin LEUA dhe Marina Stanojević, e cila prezantoi revistën “Temat ekonomike.” dhe ambicien tonë si partnerë të CROSSREIS, për të pasur botimin e parë në dhjetor të këtij viti. Gjatë pasdites sesioni iu kushtua takimit gjysmë-vjetor të partnerëve të projektit, i cili më pas vazhdoi me diskutime mbi përgatitjen e ngjarjeve të mëtejshme CROSS-REIS. Dita përfundoi me një diskutim gjithëpërfshirës mbi aktivitetet e ardhshme dhe ngjarjet që priten gjatë 2024.
Në ditën tonë të dytë të vizitës, patëm privilegjin të vizitonim Parkun Shkencor Teknologjik të Nishit (i dyti më i madhi në Serbi) në të cilin morëm pjesë në një prezantim në Forumin e Teknologjisë së Avancuar, duke fituar njohuri të vlefshme për risitë teknologjike. Dita u përmbyll me vizitën në SKIP Centar, qendrën e parë Serbo-Koreane për qasje në informacion, në të cilën na u ofrua perspektiva e përpjekjeve për shkrim-lexim dixhital në nivel lokal.
Kjo vizitë studimore përfundoi me diskutime mbi sfidat e zhvillimit rajonal dhe tendencat demografike si pjesë e Konferencës XXIX Ndërkombëtare Shkencore të FEUN, ku punime kërkimore të hollësishme dhe interesante u prezantuan në sesione të ndryshme.
Për më shumë informacion rreth projektit CROSS-REIS dhe aktiviteteve tona në vazhdim, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të projektit.