Njësia e Manaxhimit dhe Planifikimit Mjedisor ndërton mbi ndjeshmërinë e Co-PLAN kundrejt impaktit të pakthyeshëm të zhvillimit të shpejtë urban mbi mjedisin. Duke punuar për habitatin, Co-PLAN ka marrë vazhdimisht në konsideratë të gjitha aspektet e zhvillimit dhe qëndrueshmërisë së ekosistemit, dhe e ka konsideruar manaxhimin mjedisor urban dhe natyror si një dimension të tërthortë për të gjitha projektet dhe iniciativat e tij. Përmirësimi i standardeve të shërbimeve për një performancë më të mirë mjedisore dhe rritja e kapaciteteve dhe fuqizimi institucional lokal për të adresuar mjedisin janë kontributet fillestare të Co-PLAN në lidhje me mbrojtjen e mjedisit. Gjatë këtyre 15 viteve të fundit këto tema u zgjeruan në drejtim të thellimit të planifikimit strategjik mjedisor, vlerësimit të impakteve mjedisore, vlerësimit të shërbimeve të ekosistemeve, qeverisjes së burimeve natyrore përfshirë energjinë, etj.
Bazuar në strategjinë e tij të brendshme, Co-PLAN punon për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillin e qëndrueshëm duke fokusuar ekspertizën e në këto shtylla kryesore:
- Zhvillimi Institucional për Menaxhimin Lokal dhe Rajonal të Mjedisit;
- Manaxhimi i Mbetjeve të Ngurta;
- Auditimi dhe Efiçienca Energjitike
- Energjitë e Rinovueshme;
- Vlerësimi i Shërbimeve të Ekosistemit për Qëllime të Politikëbërjes;
- Qeverisja e Burimeve Natyore – Common Pool Resources;
- Menaxhimi i Qëndrueshëm i Pyjeve;
- Menaxhimi dhe Planifikimi i Integruar i Basenit Lumor;
- Planifikimi i Qëndrueshëm i Transportit,
- Përmirësimi & Menaxhimi Qëndrueshëm i Infrastrukturës dhe Shërbimeve Publike.
- Monitorim dhe Auditim Mjedisor / Laborator i Akredituar
- Punë kërkimore shkencore në funksion të politikbërjes
- Konsolidim i sistemeve të menaxhimit mjedisor
- Vlerësim i Ndikimit në Mjedis (VNM) dhe Vlerësim Strategjik Mjedisor
- Konsulence Mjedisore
Produkte
- Manuale mbi hartimin e strategjive për manaxhimin e mbetjeve në nivel lokal;
- Plane lokale dhe rajonale për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve të Ngurta;
- Zbatimi i fushatave sensibilizuese (informuese) dhe proceseve të pjesëmarrjes për trajtimin e mbetjeve të ngurta për komunitetet në zona informale;
- Përgatitja e profileve mjedisore për bashkitë;
- Përgatitje e Vlerësimeve Strategjike Mjedisore (VSM) për planet territoriale dhe strategjike;
- Formulimi dhe zbatimi i një skeme efiçiente të grumbullimit dhe transportimit të mbetjeve, si për zonat pilot brenda bashkive / komunave, si dhe për të gjithë territorin bashkiak me anë të një proçesi pjesmarrjeje dhe i aprovuar nga Këshilli Bashkiak;
- Ristrukturim dhe fuqizim i ndërmarrjes bashkiake për grumbullimin e mbetjeve të ngurta;
- Zhvillim i metodologjisë për llogaritjen e plotë të kostos dhe të vendosjes së tarifave për të rikuperuar koston;
- Zhvillim i metodologjisë për përbërjen merciologjike të mbetjeve në nivel bashkie;
- Organizimi dhe publikimi i “Studimi mbi Vlerësimin e Burimeve Potenciale të Energjive të Rinovueshme në Shqipëri”;
- Projektimi i plan veprimit për përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë;
- Kryerja e “Studimit për energjinë efiçiente dhe mirëmbajtjen e hapësirave të ndryshme publike në rajonin e Tiranës”;
- Kryerja e “Analizës intitucionale për shërbimin e transportit publik në rajonin e Tiranës” dhe rekomandime për përmirësimin e transportit publik, përmes rajonalizimit të tij;
- Projektimi i strategjive dhe zhvillimi i dencentralizimit të prodhimit të energjisë (potencialet e BER);
- Plan veprimi drejt stimulimit të projekteve për energjitë e rinovueshme;
- Kryerja e studimeve të para-mundshmërisë dhe të mundshmërisë në lidhje me: burimet e rinovueshme të energjisë si energjia diellore, e erës, potencialet hidrike, biomasa, burimet gjeotermale dhe sistemet e koogjenerimit si dhe me skemat e partneritetit publik privat (PPP) për shërbimet publike;
- Analiza e Kosto Përfitimeve për teknologjitë e reja që përdorin BER;
- Auditime energjitike në ndërtesa;
- Analiza të politikave mjedisore dhe rekomandime në lidhje me përmirësimin e tyre në nivel kombëtar e Europian;
- Ngritje e sistemeve të manaxhimit mjedisor (SMM) për institucionet publike;
- Auditimi mjedisor, Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis dhe Vlerësimi Strategjik Mjedisor;
- Laboratori Mjedisit – Analiza e ujërave sipërfaqësore, e tokës, ajrit, zhurmave etj.;
- Zhvillim i rrjeteve rajonale mjedisore si Env.NET, SEERmap, dhe Energy Community;
- Vlerësim i shërbimeve të ekosistemit sipas metodologjive të ndryshme;
- Krijimi i modeleve të qeverisjes me pjesëmarrje të burimeve natyrore.
Shërbimet
A. Mbështetje bashkive për menaxhimin e mbetjeve të ngurta
- Analiza e sitemit ekzistues dhe optimizimi kapaciteteve të Menaxhimit të Mbetjeve Urbane;
- Asistim në ndërmarrjen bashkiake për mbetjet e ngurta, në procesin e zhvillimit institucional;
- Përgatitja e Planit të Integruar të Manaxhimit të Mbetjeve të Ngurta në nivel lokal dhe rajonal;
- Përbërja merceologjike e mbetjeve të ngurta urbane;• Llogaritja e plotë e kostos dhe vendosja e tarifave për shërbimin e mbetjeve të ngurta;
- Strategji për përfitimin e kostos nga tarifat;• Konsolidim i sitemeve te monitorimit per ofrimin e shërbimit;
- Rehabilitimi i zonave të nxehta mjedisore.
B. Promovimi i efiçiencës energjitike dhe Burimet e Energjive të Rinovueshme (BER)
- Projektimi i strategjive dhe zhvillimi i dencentralizimit të prodhimit të energjisë (potencialet e BER);
- Plan veprimi drejt stimulimit të projekteve për energjitë e rinovueshme;
- Kryerja e studimeve të para-mundshmërisë dhe të mundshmërisë në lidhje me burimet e rinovueshme të energjisë;
- Analiza e Kosto Përfitimeve për teknologjitë e reja që përdorin BER;
- Kryerja e auditimeve energjitike në ndërtesat;
- Studim i sistemeve te ndriçimit, ngrohjes-ftohjes, prodhimit te elektricitetit nga centrale fotovoltaik-eolik-gjeotermale.
C. Realizim i SMM, VNM, VSM
- Vlerësim Paraprak Mjedisor – Vlerësim i Thelluar Mjedisor / Konsultim Publik;
- Hartim politikash mjedisore;
- Sitemi i Manaxhimit Mjedisor (SMM) për bashkitë;
- Auditimi mjedisor (Laborator Mjedisor);
- Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis (Leje A-B-C)
- Vlerësimi Strategjik Mjedisor (Deklaratë Mjedisore).
- Monitorim Periodik Mjedisor
D. Studime e plane për përmirësimin e infrastrukturave publike
- Furnizimi me ujë dhe shfrytëzimi i burimeve ujore;
- Grumbullimi dhe trajtimi i ujrave të ndotura urbane;
- Drenimi i ujrave të larta në zona urbane e rurale dhe ripërdorimi i tyre;
- Ndriçimi publik;
E. Mbështetje bashkive në menaxhimin e burimeve natyrore e aseteve publike
- Mirëmbajtja dhe operimi aseteve publike;
- Ripërtëritja e mjedisit të degraduar urban;
- Monitorim i mjediseve urbane dhe rurale;
- Vlerësimi i shërbimeve të ekosistemit;
- Përmirësimi i procesit të menaxhimit të burimeve natyrore.
Më poshtë mund të gjeni publikimet kyçe të njësisë së manaxhimit dhe planifikimit mjedisor:
1. Vlerësim Strategjik Mjedisor – Berat, Fier, Elbasan, Lushnje, Kuçovë.
2. Planifikimi i Menaxhimit Lokal të Mbetjeve – Manual
3. Studimi mbi Vlerësimin e Potencialeve të Energjive të Rinovueshme në Shqipëri
4. Udhëzues Praktik – Efiçienca Termike
5. Zhvillimi Urban dhe Rikualifikimi Mjedisor