EELGP – Përmirësimi i Performancës Mjedisore në Qeverisjen Vendore
Njësitë e Qeverisjes Vendore (NjQV) në Shqipëri po përballen me shumë probleme mjedisore siç janë: ndotja e ajrit, ujit dhe tokës, mbetjet, shfrytëzimi i pakontrolluar i resurseve natyrore, shkatërrimi urban, etj. Siç ka treguar edhe praktika, autoritetet lokale kanë një kontribues mjaft të rëndësishëm në degradimin mjedisor, dhe për këtë arsye ata duhet të rrisin efiçencën në performancën mjedisore.
Qëllimi kryesor i projektit EELGP, do të jetë krijimi i një përmirësimi të përgjithshëm të kushteve të mjedisit në Shqipëri, nëpërmjet përmirësimit të shërbimit të mbetjeve të ngurta duke zhvilluar instrumenta dhe indikatorë për përmirësimin e performancës së Ndërmarrjes së Mbetjeve të Ngurta Urbane dhe të Departamentit të Shërbimeve Publike në Bashkinë Fier, me qëllimin final që të përcaktojë standartet dhe referencat mjedisore.
Projekti do të operojë përgjatë këtyre objektivave:
- T’i mundësojë Bashkisë Fier një sistem efektiv të menaxhimit të mbetjeve të ngurta, bazuar në një strategji të mirë menduar.
- Të përmirësojë kapacitetet organizative njerëzore të qeverisjes vendore të zgjedhur, duke zhvilluar dhe implementuar instrumenta efektivë si analiza merkollogjike e mbetjeve dhe kostoja e plotë e shërbimit.
- Të përmirësojë infrastrukturën e shërbimit të mbetjeve të ngurta urbane me anë të investimeve të drejtëpërdrejta të bashkë – financuara nga bashkia.
- Të përdorë metodat e Menaxhimin të Integruar të Mbetjeve të Ngurta (ISWM) dhe të Sistemit të Menaxhimit Mjedisor (EMS) për të filluar një proçes përmirësimi në menaxhimin mjedisor brenda Ndërmarrjes.
- Të sensibilizojë stafin e bashkisë për gjithçka që ka të bëjë me mjedisin.
- T’i demostrojë (paraqesim) përfitimet komunitetit lokal.
- Të përhapë eksperiencën në mënyrë të tillë që të inkurajojë edhe njësitë e tjera të qeverisjes vendore, që të minimizojnë impaktet e aktiviteteve të tyre në mjedis.
Rezultatet e pritura: Demostrimi tek Njësitë e Qeverisjeve Vendore të shembujve nga zbatimi i EMS (Sistemit të Menaxhimit Mjedisor) dhe i ISWM (Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve të Ngurta), do t’i mundësojë ato me: një kursim të përditshëm domethënës të resurseve natyrore, përmirësimin e performancës mjedisore, sisteme menaxhuese dhe modele sjellje të stafit.
Zhvillimi i etapave të EMS (Sistemit të Menaxhimit Mjedisor) përgjatë projektit, do të krijojë mundësinë për një përmirësim të standarteve të performancës së shërbimeve të zgjedhura. Pritet që zbatimi i EMS në nivelin e qeverisjes lokale, do të stimulohet nga sjellja e një shembulli konkret ku ajo është zbatuar, dhe nga propozimi i indikatorëve dhe referencave mjedisore për EMS.
Së fundi, bashkëpunimi me bashkitë partnere, falë aktiviteteve të cilat përveç të tjerave synojnë edhe integrimin e Shqipërisë në BE, do të jenë një bashkëpunim frytdhënës dhe një shkëmbim eksperiecash midis Shqipërisë dhe bashkive të Europës.