Dialogu Kombëtar Shqipëri
Banka Botërore, në bashkëpunim me Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, organizuan sot aktivitetin “Dialogu Kombëtar Shqipëri”. Ky dialog në nivel kombëtar adreson sfidat e Qeverisë Qendrore dhe asaj Vendore pas zbatimit të reformës Territoriale Administrative në vend dhe shënon fillimin e fazës së dytë të Programit për Partneritet Urban (UPP II) të Bankës Botërore, i cili po zbatohet aktualisht në të gjithë vendet e Europës Juglindore, përfshirë Shqipërinë.
Strategjia e decentralizimit, e aprovuar së fundmi, dhe problematikat ndër-sektoriale që Njësitë e Qeverisjes Vendore (NjQV) po hasin në kuadër të këtij konteksti, ishin në fokus të aktivitetit. Ky aktiviteti synoi të nxisë përfshirjen e aktorëve të ndryshëm të qeverisë qendrore dhe vendore, të shoqërisë civile, etj, në adresimin e çështjeve me rëndësi të qeverisjes vendore; si dhe të mbështesë NjQV-të në procesin e inventarizimit, konsolidimit dhe të përvetësimit të mekanizmave vet-vlerësuese të UPP-së, si pjesë e praktikave më të mira të qeverisjes vendore.
Në aktivitet morë pjesë Ministri i Zhvillimit Urban Zj. Eglantina Gjermeni, përfaqëues nga Ministria e Financave dhe Ministri i Shtetit për Çështje Vendore, Manaxherja e Bankës Botëore në Shqipëri Zj. Tahseen Sayed, Kryetarë dhe staf teknik nga bashkitë e reja, përfaqësues nga shoqëria civile, etj.
Programi i Partneritetit Urban i Bankës Botërore Austri, i fokusuar në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të qeverive vendore në Europën Juglindore, si dhe pajisjen e zyrtarëve të zgjedhur vendorë, administratorëve të qytetit dhe stafit teknik me mjete praktike në vendimmarrje, për të manaxhuar në mënyrë efektive zhvillimin urban për rritje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme të qyteteve.
Në rastin e Shqipërisë, duke pasur parasysh mjedisin e ri pas reformës Administrative Territoriale si dhe zgjedhjet vendore të vitit 2015, UPP synon të prezantojë qeverisjen vendore me mjete diagnostikuese të Vetëvlerësimit të Financave Bashkiake dhe Auditit Urban si instrumente të dobishme në lehtësimin e procesit të vendim-marrjes për qeveritë e reja vendore në aspektin e financave bashkiake dhe planifikimit dhe manaxhimit të territorit. Ndërkohë që instrumentet e Qëndrueshmërisë Sociale dhe Angazhimit Qytetar dhe Ndërtimi i Integritetit/Antikorrupsioni synojnë të ndihmojnë njësitë e qeverisjes vendore të vlerësojnë mekanizmat institucionalë për rritjen e transparencës, sigurimin e llogaridhënies dhe integritetit në administratën e qeverisjes vendore.