LOGIN – Rrjeti i Informacionit mbi Qeverisjen Lokale

LOGIN

24 Korrik 2009

Në datën 24 Korrik 2009 në ambjentet e Universitetit POLIS u zhvillua një aktivitet në kuadër të mbylljes së vitit të parë të zbatimit të projektit “LOGIN – Rrjeti i Informacionit mbi Qeverisjen Lokale” e cila është një platformë menaxhimi njohurish për qeveritë lokale themeluar nga Këshilli i Evropës, Instituti Shoqëria e Hapur, UNDP, USAID dhe Banka Botërore. Platforma funksionon në 15 vendet e Evropës Lindore dhe ish-vendet e Bashkimit Sovjetik, përfshirë edhe Shqipërinë e cila u bashkua me rrjetin vjeshtën e kaluar në shtator 2008.

Trainim në Menaxhimin “Mobiliteti”

“Trainim në Menaxhimin  Mobiliteti” – MO.S.T.– financuar nga Programi i Fqinjësisë Itali-Shqipëri Interreg/Cards 2004-2006 Komisioni Europian. Mënyra e aplikimit të përdorur (Shkarko )

Takimi i Parë me Bordin Këshillues – EELGP Projekt

Në kuadër të projektit `Përmirësimi i Performancës Mjedisore në Qeverisjen Vendore, duke përdorur Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta Urbane në Fier si rast pilot` EELGP projekt, në 24 Mars 2009, Co-PLAN Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me Bashkinë Fier ka organizuar takimin e parë me bordin këshillues, me ekspertë të fushës dhe grupet e ndryshme të interesit. Në kuadër të projektit `Përmirësimi i Performancës Mjedisore në Qeverisjen Vendore,

Read More

Çmimi “Lidershipi Shqiptar” 2008

17 Dhjetor 2008

Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit

Çmimi Lidershipi Shqiptar është një iniciativë e kthyer tashmë në traditë. Është viti i pestë për të cilin Co-PLAN në bashkëpunim shumë të ngushtë me Komitetin Shqiptar për Lidership ka bërë të njohur liderë të cilët japin më të mirën për shoqërinë dhe shërbejnë si modele për tu ndjekur.

U zbatuan projektet e Buxhetimit me Pjesëmarrje në Bashkinë e Fierit

U zbatuan projektet e Buxhetimit me Pjesëmarrje në Bashkinë e Fierit

Pas një proçesi të gjatë dhe të suksesshëm të Buxhetimit me Pjesëmarrje të gjërë qytetare në Bashkinë e Fierit, u zhvilluan punimet për zbatimin e prioriteteve të investimeve të përzgjedhura dhe të votuara nga vetë banorët e Fierit. Në këtë rast u kryen investime në 2 zona të qytetit, dhe zbatimi i punimeve vazhdoi dhe në  8 zona të tjera gjatë vitit 2008.

Vizita e Ambasadorit Holandez në Bashkinë e Elbasanit

Datë 23 Janar 2008

Në kuadër të zbatimit të programit EGUG II – vazhdim, me financim të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës, Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Z. Sweder van Voorst tot Voorst, ka vizituar ditën e mërkurë, datë 23 Janar, Bashkinë e Elbasanit.