Mundësimi i Aftësisë Ripërtëritëse së Qeverive Vendore në Shqipëri: Sfidat Ligjore dhe Institucionale
Në këto kohë pasigurish në rritje në mbarë botën, Shqipëria nuk bën përjashtim dhe ne rikujtohemi për pasigurinë gjithnjë e më të pranishme nga rreziqet natyrore dhe katastrofat. Tërmeti i vitit të shkuar, 2019 dhe situata aktuale e pandemisë COVID-19, janë vetëm dy nga krizat me të cilat Shqipëria është përballur përgjatë viteve, dhe ato ngrenë pyetje të rëndësishme në qasjen tonë për të zhvilluar aftësitë tona ripërtëritëse, si një përgjigje ndaj pasigurive.
Pavarësisht dimensionit kombëtar dhe ndikimit që kriza të tilla kanë, është e domosdoshme që ripërtëritja të adresohet në nivel lokal. Në përpjekje për të prezantuar nocione të rëndësishme të ripërtëritjes, dhe për të nisur një diskutim mbi gatishmërinë aktuale të institucioneve vendore, Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit ka ndërmarrë një seri kushtuar temës së aftësisë ripërtëritëse, dhe ka kënaqësinë të ndajë publikimin e parë “Mundësimi i Aftësisë Ripërtëritëse së Qeverive Vendore në Shqipëri: Sfidat Ligjore dhe Institucionale”.
Ky dokument analizon rolin dhe sfidat e qeverive vendore nga pikëpamja institucionale në mundësimin e aftësisë ripërtëritëse. Nga gjashtë dimensione të ripërtëritjes, ky dokument përqendrohet te trajtimi i aftësisë ripërtëritëse ekologjike dhe territoriale në nivel vendor.
Mund të njiheni me dokumentin në linkun: Mundësimi i Aftësisë Ripërtëritëse së Qeverive Vendore në Shqipëri: Sfidat Ligjore dhe Institucionale