Çmimi “Lidershipi Shqiptar” 2010

Për të gjashtin vit, Co-PLAN – Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim të ngushtë me Asamblenë e Miqve të “Lidershipit Shqiptar”,  ku bëjnë pjesë kandidatë dhe fitues, rekomandues, përzgjedhës dhe organizatorë të këtij çmimi në vite, ka startuar proçesin e organizimit të eventin të Çmimeve “Lidershipi Shqiptar 2010” në fushat e mëposhtme:

Cmimi “Lidershipi Shqiptar” 2009

15 Janar 2010, Hotel “Sheraton”, ora 18.00

Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit organizoi për të gjashtin vit rradhazi ceremoninë e dhënies së Çmimeve “Lidershipi Shqiptar” 2009, që u ofrua për personalitetin më të spikatur në katër fusha veprimtarie: i) Shoqëri Civile; ii) Sektori Privat/Biznesi; iii) Media&Shtypi; iv) Qeverisja, si dhe v) Çmimin “Special”.

Mbrojtja e Mjedisit dhe Promovimi i Zhvillimit të Qëndrueshëm

05 Dhjetor 2008

Në kuadër të programit “Ndikimi i Politikëbërjes”,Co-PLAN, mbështetur nga Instituti për Shoqëri të Hapur (OSI), në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Platformën IDR (Instituti për Reforma dhe Demokraci), kjo e fundit mbështetur nga Fondacioni Hanns Seidel, organizoi seminarin kombëtar me temë “Mbrojtja e Mjedisit dhe Promovimi i Zhvillimit të Qëndrueshëm”.

 

Raporti Vjetor 2008

Si çdo vit, Co-PLAN vjen pranë jush me një raport përmbledhës të punës dhe arritjeve të veta vjetore. Edhe për vitin 2008, ky raport paraqet aktivitetet dhe projektet e zbatuara nga organizata si dhe evenimentet kyç përgjatë vitit. Raporti Vjetor 2008

LOGIN – Rrjeti i Informacionit mbi Qeverisjen Lokale

LOGIN

24 Korrik 2009

Në datën 24 Korrik 2009 në ambjentet e Universitetit POLIS u zhvillua një aktivitet në kuadër të mbylljes së vitit të parë të zbatimit të projektit “LOGIN – Rrjeti i Informacionit mbi Qeverisjen Lokale” e cila është një platformë menaxhimi njohurish për qeveritë lokale themeluar nga Këshilli i Evropës, Instituti Shoqëria e Hapur, UNDP, USAID dhe Banka Botërore. Platforma funksionon në 15 vendet e Evropës Lindore dhe ish-vendet e Bashkimit Sovjetik, përfshirë edhe Shqipërinë e cila u bashkua me rrjetin vjeshtën e kaluar në shtator 2008.

Historiku i ”Lidershipit Shqiptar”

Çmimi `Lidershipi Shqiptar` ofrohet për personalitetin më të spikatur në katër fusha veprimtarie: Shoqëria Civile, Qeverisje, Media & Shtypi, Sektori Privat / Biznesi. Natyrshëm mund të lindin pyetje si: Përse ofrohet? Cili është qëllimi dhe përse pikërisht Co-PLAN e ka ndërmarrë një nismë të tillë?

Trainim në Menaxhimin “Mobiliteti”

“Trainim në Menaxhimin  Mobiliteti” – MO.S.T.– financuar nga Programi i Fqinjësisë Itali-Shqipëri Interreg/Cards 2004-2006 Komisioni Europian. Mënyra e aplikimit të përdorur (Shkarko )