Shoqëria Civile diskuton me Kryeministrin për kuadrin rregullator të sektorit jo-fitimprurës

Shoqëria Civile diskutoi me Kryeministrin për kuadrin rregullator të sektorit jo-fitimprurës.

Në përgjigje të kërkesës së Drejtorit Ekzekutiv të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë, z. Andi Dobrushi, dërguar në emër të disa organizatave jo-qeveritare, në datë 8 Korrik 2010 u mbajt një takim mes dy përfaqësuesve të këtyre organizatave dhe Kryeministrit Sali Berisha.Takimi përfundoi me mandatimin nga ana e Kryeministrit të rifillimit të aktivitetit të grupit të përbashkët të punës qeveri-shoqëri civile, i ngritur që prej muajit janar 2009 pranë Ministrisë së Financave si një mekanizëm bashkëpunimi për adresimin e problematikës së sektorit jo-fitimprurës në Shqipëri.

Takimi u përqëndrua në dy çështje parësore për shoqërisë civile dhe rolin e saj në demokratizimin e vendit: kuadri rregullator i sektorit dhe tërësia e marrëdhënieve qeveri-shoqëri civile.

Tryeza Rajonale – Ligji nr.10119

Katër tryeza rajonale u organizuan në fund të muajit mars dhe javën e parë të muajit prill, në Rajonin e Fierit, Kukësit, Korçës dhe Shkodrës, me përfaqësues të njësive vendore me qëllim: (1) Shpjegimin dhe dikutimin e rëndësisë së Ligjit të ri “Për planifikimin e territorit”, si dhe iniciativën e ndërmarrë për hartimin e akteve nënligjore; (2) Prezantimin e rezultateve të intervistave të terrenit; (3) Konfirmimi apo modifikimi i çështjeve substanciale të diskutuara si shqetësime të njësive vendore.

Miratimi i Planit të Përgjithshëm Rregullues të qytetit Kukës.

Në bashkinë Kukës përgjatë datave 18-19 Mars 2010, u realizuan prezantimet lidhur me miratimin e Planit të Përgjithshëm Rregullues pranë K.R.T-së dhe Këshillit të bashkisë Kukës.
Paraqitja e planit përfshiu komponentët e listuar si më poshtë vijojnë:
• Analiza dhe vleresimi i gjendjes ekzistuese
• Vizioni i Qytetit
• Idetë udherrëfyese për transformimin e qytetit
• Metodologjia dhe hapat përkatës
• Raportet midis  infrastrukturave dhe mjedisit
• Fazat e zbatimit të planit të shtrira në kohë
• Rekomandimet dhe konkluzionet mbi zbatimin e planit në vijim.

Prezantimi i Planit të Përgjithshëm Rregullues i qytetit Kukës

Në datë 12 Shkurt 2010 në Pallatin e Kulturës së qytetit, u zhvillua procesi i prezantimit të Planit të Përgjithshëm Rregullues të Bashkisë Kukës. Në këtë eveniment morën pjesë: kryetari i Bashkisë Kukës, Z. Hasan Halilaj, Kryetari i Qarkut Kukës Z. Shefqet Bruka, dhe shumë qytetarë të cilëve i’u prezantuan idetë dhe propozimet e Planit Rregullues për këtë qytet.

Prezantimi i Planit të Përgjithshëm Rregullues të qytetit të Fushë Krujës

Në datë 17 Shkurt 2010 në bibliotekën e qytetit të Fushë Krujës nisi procesi i prezantimit të Planit të Përgjithshëm Rregullues të Bashkisë Fushë Krujë. Ky eveniment, i cili synonte të informonte publikun e gjerë, qytetarët dhe aktorët kryesorë të zonës lidhur me objektivat dhe përcaktimet kryesore të Planit, u organizua nëpërmjet bashkëpunimit të Bashkisë Fushë Krujë, Programit të Qeverisjes Vendore në Shqipëri të USAID si dhe Co-PLAN.

Tryeza Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve Urbane

Në datën 15 dhjetor 2009, ora 09.00 – 13.00 tek Hotel Sheraton, u zhvillua Tryeza Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve Urbane me pjesëmarrjen e Ministrit të Mjedisit zotit Fatmir Mediu. Kjo tryezë u organizua në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Ministrinë e Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, Grontmij Carl Bro si dhe Programin e Qeverisjes Lokale LGPA/USAID

“Dita Hollandeze në Universitetin POLIS”

Në datë 09 Dhjetor 2009 në ambjentet e Universitetit POLIS u organizua “Dita Hollandeze e Universitetit POLIS” me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë Z. Henk G.C Van den Dool, në kuadër të promovimit të publikimit të fundit të Co-PLAN “Midis Vakumit dhe Energjisë – Përvoja të Co-PLAN mbi Planifikimin Urban në Shqipëri” nga Besnik Aliaj, Sotir Dhamo dhe Dritan Shutina.