Tryezë e rrumbullakët në kuadër të projektit #GreenAL, mbi projektligjin “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”

Më 13 Shtator, përfaqësues të OSHC-ve, bizneseve dhe medias patën mundësi të diskutonin dhe jepnin opinionet e tyre mbi projektligjin e ri “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, në një tryezë të rrumbullakët të realizuar në kuadër të projektit #GreenAL.

Ndër pikat më kryesore të diskutimit ishin:

  • Nevoja për zhvillimin e një konsultimi publik me bazë të gjerë, duke parë rëndësinë strategjike që ka ky ligj për vendin dhe shoqërinë;
  • Marrja në konsideratë e kapaciteteve teknike dhe financiare të Njësive të Vetqeverisjes Vendore për të zbatuar ligjin dhe respektuar objektivat e vendosur;
  • Hartimi i masave, kritereve dhe programeve për parandalimin dhe rikuperimin e mbetjeve;
  • Përcaktimi i një metodologjie të unifikuar për raportimin dhe monitorimin e sasisë dhe tipologjisë së mbetjeve të gjeneruara në vend.

Falenderojmë të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në advokimin për poliktika më të mira në sektorin e mbetjeve.

 

 

Të gjitha pikat e diskutuaran në tryezë e rrumbullakët mbi projektligjin “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve” i’u përcollën institucionit përkatës nëpërmjet një deklarate të përbashkët.

Për të lexuar deklaratën e plotë, shkarkoni dokumentin këtu.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të Projektit GreenAL.

 

Share this Post