Thirrje për Aplikime në Programin #shkëndija

A jeni një qytetar, grup infomal (grupim) apo organizatë me dëshirë për të përmirësuar jetën në komunitet? A keni një pasion të palëkundur për të nxitur ndryshimin në komunitetet ku jetoni? Atëherë programi #shkëndija është për ty!

Programi #shkëndija nuk është thjesht një program; është një kulturë aktivizmi dhe advokimi. Është një udhëtim njëvjeçar që ofron hapësira dhe mundësi për të zhvilluar nisma konkrete në komunitetin tuaj. Ne jemi në kërkim të aktivistëve që duan t’i çojnë përpara nismat e tyre dhe të arrijnë rezultate konkrete. Bëhuni pjesë e një udhëtimi njëvjeçar fuqizimi, rritjeje dhe ndikimi!

>> Çfarë mbështetje parashikon programi #shkëndija?

Mbështetja nga programi #shkëndija përfshin:

1 – Punëtori të tematikave me rëndësi të veçantë për aktivizmin dhe advokimin, ku veçojmë: (a) aktivizmi, organizimi komunitar, dhe advokimi; (b) zhvillimi i aftësive në aktivizëm përmes teknikave të gazetarisë investiguese; (c) si të bashkëpunojmë dhe të përdorim mediat tradicionale dhe alternative, etj.

Punëtorit do të realizohen nga ekipi i programit #shkëndija në bashkëpunim me njohës shumë të mirë të fushave në fokus të punëtorive duke u mundësuar pjesëmarrësve të kuptojnë në praktikë proçesin e konceptimit, formulimit, zbatimit dhe monitiorimit të një nisme

2 – Mbështetje e vazhduar me orientim, këshillim, njohuri si dhe angazhim i drejtëpërdrejtë në proçese thelbësore për nismën. Ky proçes do të jetë i shtrirë në kohë përgjatë vitit dhe synon të krijojë kushtet e nevojshme për ta rritur më tej nismën tuaj.

3 – Mundësim të pajisjeve apo shërbimeve thelbësore për ecurinë e nismës, për pjesëmarrësit më të angazhuar dhe më të përkushtuar të programit.

4 –  Vizita studimore dhe shkëmbim përvojash me organizata  me eksperiencë në fushën e shoqërisë civile.

>> Mund të aplikoni nëse:

  • Ju keni identifikuar një problematikë apo keni një ide lidhur me komunitetin tuaj;
  • Ju jeni të vendosur të sillni një ndryshim pozitiv nëpërmjet një Nisme të qartë;
  • Ju mund të artikuloni qartë ndryshimin pozitiv që synoni të arrini me nismën tuaj;
  • Jeni të gatshëm t’i përkushtoheni punëtorive dhe proçeseve mentoruese të parashikuara në program;

>> Si të aplikoni:

A jeni gati të jeni ju shkëndija e këtij viti?

Aplikoni për t’u bërë pjesë e programit #shkëndija deri më 20 shkurt 2025, duke plotësuar këtë formular aplikimi: https://forms.gle/oTWaRpA8W5X3PHFL9

Për më shumë informacion kontaktoni në: meri_zeneli@co-plan.org dhe co-plan@co-plan.org.

Viziton faqen tonë për të zbuluar më shumë rreth programit #shkëndija në vite.

>> Datat kryesore:

Periudha e Aplikimit: 20 Janar – 20 Shkurt, 2025

Sesioni i parë informues: 27 Janar 2025, Qendra Rinore Atelie, Shkodër

Njoftimi i përzgjedhjes: 4 Mars, 2025

Fillimi i programit: Mars 2025

Programi #shkëndija vjen në kuadër të projektit ACT:”Active Communities for a Better Tomorrow” i zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane U.S. Embassy-Tirana si pjesë e programit “Civil Society Capacity Building”.

#shkëndija #applications #aplikime #KomunitetiJonë #ACT #OurCommunity #ACTivism

Share this Post