CoPLAN në Kongresin e 35-të të AESOP

Nga data 8 deri më 12 korrik, u organizua në Paris, Kongresi i 36-të vjetor i Shoqatës së Shkollave Evropiane të Planifikimit (AESOP) në ambjentet e Qendrës për Studime Evropiane dhe Politika Krahasuese dhe Shkollës së Shkencave Urbane (Science Po)

Studiueset kërkimore të Co-PLAN morën pjesë në këtë ngjarje të jashtëzakonshme vjetore, ku afro 1200 ekspertë të studimeve urbane nga e gjithë bota u angazhuan në sesione tematike, tryeza të rrumbullakëta, fjalime dhe vizita në terren të përqendruara rreth temës ” GAME CHANGER? Planifikimi për Rajone Urbane të Drejta dhe të Qëndrueshme. “

Ky edicion ishte unik në integrimin e ngushtë të planifikimit urban dhe shkencës politike për të shqyrtuar në mënyrë kritike transformimet territoriale dhe tranzicionin e gjelbër. Gjatë javës sw kongresit, Anila Bejko, Fiona Imami dhe Kejt Dhrami ndanë kontributet e tyre kërkimore në dy sesione, abstraktet e të cilave mund të gjenden këtu. Midis urbanistëve, sociologëve, politologëve, ekonomistëve, gjeografëve dhe profesionistëve të planifikimit u ndanë ide dhe njohuri, veçanërisht në dy temat kryesore të paraqitura nga Co-PLAN. Tema e parë solli diskutime dhe përpjekje për të konceptuar një Tranzicion të Drejtë të Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe theksoi aktivitetet kërkimore që si organizatw kemi ndërmarrë vitin e kaluar në kuadër të Projektit GreenFORCE Horizon. Kontributi i dytë, i prezantuar nga Kejt Dhrami, diskutoi Shkencën Qytetare në Planifikimin Hapësinor me fokus të veçantë në nxitjen e angazhimit demokratik, duke theksuar përvojën e WBC-RRI.net dhe GreenLungs.

Gjatë Kongresit tw AESOP të këtij viti, ne patwm privilegjin qw së bashku me partnerët tanë nga Politecnico di Torino (POLITO) dhe Nordregio, të organizonim një tryezë të rrumbullakët diskutimi, me panelistët e jashtëzakonshëm Prof. Stefano Moroni dhe Dominic Stead. Tryeza, e organizuar në kuadrin e projektit tonë të përbashkët GreenFORCE, përmbylli diskutimin me temën “Tranzicionet e Drejta tw Gjelbërta: Transformimi apo Tranzicioni drej Çfarë?” Moderuar nga Yahya Shaker dhe Erblin Berisha (POLITO), dhe me kontributet e shkëlqyera të katër panelistëve (Stefano Moroni (POLIMI), Dominic Stead (Universiteti Aalto), Anila Bejko (CoPLAN) dhe Alberto Giacometti (Nordregio)), sesioni nxiti diskutime të forta midis më shumë se 20 pjesëmarrësve. Ai solli këndvështrime dhe perceptime të ndryshme se çfarë janë Tranzicionet e Drejta të Gjelbërta, duke gërmuar në themelet, konceptet dhe teoritw e drejtësisë dhe parimet e drejtësisë sociale dhe hapësinore dhe pse kwto tw fundit bëhen veçanwrisht tw rwndwsishme nw kwtw valw tw re ndryshimesh.

Së fundmi, por jo më pak e rëndësishmja, përvoja jonw e këtij viti në AESOP kulmoi me marrjen e Çmimit për Cilësinë Akademike nga AESOP, nga universiteti ynë partner POLIS.

Mezi presim kongresin e vitit të ardhshëm në Stamboll! Qëndroni në kontakt për më shumë nga kontributet tona kërkimore në arenën ndërkombëtare.

Share this Post