MUNDËSI INTERNSHIPI NË CO-PLAN
10Co-PLAN ofron mundësi internshipi për studentë të viteve 3-5 të degëve planifikim urban; urbanistikë; studime mjedisore; inxhinieri mjedisi; arkitekturë për mbështetje në punë kërkimore dhe studime tematike, dhe për kryerje vëzhgimesh në terren e procesimi hartash / të dhënash.
Disa kërkesa për aplikantët:
- Përgjegjësi në ndjekje të udhëzimeve nga mentorët dhe afateve
- Aftësi të mira në excel dhe programe të ngjashme të procesimit të të dhënave
- Aftësi të mira komunikuese me komunitetin
- Aftësi hartëzimi në GIS/CAD dhe njohje e mirë e programeve grafike
- Përgjegjësi në ndjekje të udhëzimeve dhe afateve
- Etikë në punë, komunikim
Pse të aplikoni?
Studentët do jenë nën mentorim të ngushtë nga menaxherët e projekteve dhe do ju jepen trajnime të detajuara për detyrat e kërkuara. Studentët do kenë mundësi të zhvillojnë aftësitë kërkimore të tyre, të aplikojnë metoda inovatore kërkimi në raste konkrete, të hulumtojnë software të avancuara për matjen e monitorimin e performances urbane/mjedisore; të aftësohen në komunikim me komunitete të tipologjive të ndryshme; të mprehin aftësitë grafike dhe hartëzuese; të njihen me metoda të ngritjes dhe përpunimit të të dhënave; të njihen me legjislacionin urban e mjedisor në Shqipëri dhe Europë; të njihen me punën e organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri; etj. Tematikat që do trajtohen gjatë internshipit janë: tranzicioni i gjelbër; efektet e ndryshimeve klimaterike; aktivizmi dhe kauzat mjedisore; eficenca energjitike në nivel ndërtese dhe lagjeje; efekti i gjelbërimit urban në mikroklimë; mitigimi i riskut nga fatkeqësitë natyrore; etj.
Studentët do kenë mundësinë të zhvillojnë punën (part-time) në zyrat e Co-PLAN dhe do mbështeten nga një ekip dinamik me ekspertizë shumë-dimensionale. Në rast të lëvizjeve jashtë zyre studentet do rimbursohen me dietë ditore. Në përfundim të periudhës së internshipit, nëse kanë qënë korrektë në respektim të detyrave, studentet do përfitojnë një letër reference dhe certifikatën e internshipit nga institucioni. Kohëzgjatja e internshipit do negociohet rast pas rasti, sipas kërkesave të institucionit akademik dërgues.
Për të interesuarit, dërgoni një paragraf motivimi (300 fjalë) në adresat e e-mailit: kejt_dhrami@co-plan.org dhe rodion_gjoka@co-plan.org
AFATI I APLIKIMEVE: 10 Shtator 2023