Ekipi i njësisë së planifikimit dhe qeverisjes territoriale zhvillojnë një fokus grup me banorë dhe persona kyç të komunitetit të lagunës Kune-Vain

Në 18 Korrik ekipi i njësisë së planifikimit dhe qeverisjes territoriale zhvilluan një fokus grup me banorë dhe persona kyc të komunitetit të lagunës Kune-Vain. Ky takim zhvillohet në kuadër të projektit Horizont 2020WBC-RRI.net Embedding Responsible Research and Innovation in the Western Balkans’ dhe synonte të prezantonte gjetjet e para të iniciativës pilot në këtë zonë.

Co-PLAN, së bashku me @ministria_turizmit_mjedisit po zhvillojnë një proces hartëzimi dhe vlerësimi të disa prej shërbimeve të ekosistemit të lagunës, me dy objektiva kryesore:

Rritjen e kapacitetit të ADZM Lezhë për menaxhimin dhe zbatimin e praktikave të qëndrueshme për lagunën

Ndërgjegjësimin dhe edukimin e komunitetit të lagunës mbi vlerat që ajo u ofron në kontekstin e ndryshimeve klimaterike.

 

 

Përgjatë këtij fokus grupi, u prezantuan rezultatet e Censusit të zhvilluar në familjet banuese brenda zones së influences së lagunës, dhe u bë një vlerësim paraprak i mësimeve të nxjerra nga ky proces, duke përfshirë rekomandime specifike nga banorët dhe përfaqësuesit e subjekteve të peshkimit dhe restoranteve të zones. Në vijim, gjetjet do prezantohen në një workshop me pjesëmarrje nga gjithë heliksi i katërfishtë, i cili do zhvillohet në Shtator 2023.

Share this Post