Histori Aktivizmi
Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit organizoi një aktivitet për të paraqitur punën e kryer nga të gjithë aktivistët pjesëmarrës në programin #shkëndija.
I konceptuar si një moment bashkë-ndarjeje, reflektimi dhe motivimi për punën në vijimësi, aktivistë nga zona të ndryshme të vendit treguan arritjet, sfidat dhe vlerat e përfituara gjatë projektit. Në përfundim, ata u pajisën me certifikatë vlerësimi.
Të pranishëm në aktivitet ishin edhe përfaqësues të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Nisma #shkëndija vjen në kuadër të projektit SAIL (Sparking Activism Initiatives Locally), financuar nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane U.S. Embassy-Tirana, si pjesë e programit ‘Civil Society Capacity Building’, dhe e zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit, në të gjithë Shqipërinë.
#shkëndija2023 #nad #USEmbassyTirana #Shkendija